Presidenca shqiptare e CEI, ministri Hasani: Prioritet, integrimi i Ballkanit Perëndimor

Presidenca shqiptare e CEI, ministri Hasani: Prioritet, integrimi i Ballkanit Perëndimor

Igli Hasani

Shqipëria përfundoi presidencën njëvjecare të Nismës së Evropës Qendrore, (CEI).

Në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të CEI, të mbajtur në Tiranë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, nëvizoi se Shqipëria në presidencat e saj gjatë vitit 2024: Nisma  CEI, BSEC apo SEECP ka bërë përpjekjet më të mira për të çuar përpara bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, dialogun parlamentar dhe lehtësimin e procesit të integrimit në BE. 

“Presidenca të tilla jo vetëm reflektojnë lidershipin e Shqipërisë, por dhe besimin tonë të palëkundur në fuqinë e bashkëpunimit, për të trajtuar sfidat e përbashkëta dhe mundësitë e reja. Ne do të vazhdojmë të mbështesim sovranitetin dhe integritetin terriorial të Ukrainës dhe aspiratat evropiane të saj. Njëherësh, një nga prioritetet tona gjatë presidencës së CEI ka qenë integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, tha ministri Hasani.

Gjatë ministerialit, u diskutua dhe u shkëmbyen mendime mbi adresimin e sfidave aktuale të nismës.

Sekretari i Përgjithshëm i CEI, Roberto Antonione, vlerësoi presidencën shqiptare në këto kohë sfiduese.

Kryetari i dimensionit parlamentar të CEI, Etjen Xhafaj tha se Asambleja Parlamentare e Nismës së Evropës Qendrore, përmes dokumentave të miratuara ka treguar se qëllimet e përbashkëta, në avancimin e bashkëpunimit në funksion të procesit të anëtarësimit në BE, janë baza kryesore në shumë nivele e sektorë, për të sjellë më shumë siguri, zhvillim dhe mirëqenie për të gjitha vendet anëtare.

Në përfundimit të Ministerialit të CEI në Tiranë, vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët. Pas Shqipërisë, presidenca e  CEI për vitin 2025  i kaloi Serbisë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?