Ajazi: Presidenca, si bunker dhe estradë e zotit Meta

Ajazi: Presidenca, si bunker dhe estradë e zotit Meta

Nuk do ta kishte menduar asnjë shqiptar, që një ditë kreu i shtetit, njeriu që duhej të ishte “mbi palët”, njeriu që duhej të ruante ekuilibrat politikë për një paqe të qëndrueshme sociale, që kurrë dhe në çdo rrethanë nuk duhej të kishte dale mbi Kushtetutën, do të merrte malet, do të luante futboll në plazh dhe pinte birra, në një kohë krize.

Nuk mund të konceptohet fakti, që një kryetar shteti siç është akoma në detyrë zoti Meta, të shfaqet në rrjetet sociale dhe fb e tij personal, duke pozuar dhe skenografuar në mënyrën më bajate të mundshme. Është logjike që edhe kreu i shteti, është njeri i zakonshëm por në familjen e tij, jo duke e tepruar në publik.

Është e natyrshme që një kryetar shteti të pijë edhe birra, por jo të shkrihet gazi, kur vendi ka nevojë urgjente për zgjidhjen e krizës, dhe kur Komisioni Venecias i vuri një minus të madh atij. Duhet thënë se, deri sot Presidenca i ka shërbyer për Ilir Metën si bunker, dhe ambient ku veçse estradë mund të bëhet, dhe asgjë e vlefshme për vendin dhe shqiptarët.

Zoti Meta veç dhënies së medaljeve (gjë të cilën e bën me shumë dëshirë) për emra dhe figura jo shumë të spikatura në fusha të ndryshme, duhet thënë se punën më të madhe e kryen me zëdhënësat e tij. Herë del zëdhënësi i shtypit, ku më së shumti bën “sulmuesin” dhe shpesh edhe “mbrojtësin” besnik të kreut të shtetit, dhe herë dalin “specialistët” e ligjeve, që veç interpretimit amatoresk, bëjnë edhe mercenarin që shajnë dhe përshajnë cilindo që “gjuan” shefin në rrjetet sociale.

Pikërisht nga bunkeri, zoti Meta anulloi pabesisht datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, pikërisht nga bunkeri, ai i jepte përgjigje çdo deklarate dhe kundërdeklarate që vinte me të drejtë nga kryeministria, për këtë lajthitje institucionale. Pikërisht nga bunkeri, zoti Meta në rolin e kreut të shtetit, jepte “leksione” si bëhet politika, si bëhet opozita, si duhej të sillej policia, si bëhet marshimi në mal, si bëhet peshkimi, dhe pse jo, edhe si bëhet rakia.

Dhe në fakt kur u zgjat shumë “politikbërja” e tij nga bunkeri, atëhere gjithçka u kthye në estradë. Kjo pasi zoti Meta nisi ti përkushtohet totalisht rrjeteve sociale dhe fb të tij, duke postuar foto dhe statuse me aktorë humori, kryepleq fshtrash, pronarë mediash të “pavarura” dhe deri me tifozë, mace, qen dhe lepuj. Estrada e nisur vazhdon akoma, por kësaj rradhe me Komisionin e Venecias.

Kreu i shtetit ka kurdisur gjithë stafin e tij robotik, të gjejnë argumenta ligjorë për të “rrëzuar” venecianët, madje duke përkthyer gjithçka mbrapsh, sikur të ishin duke zjerë rakinë, e cila ka vaktin tashmë.

Situata në të cilën gjendet kreu i shtetit, konsumimi dhe tejkalimi i të drejtave dhe detyrimeve ligjore, shigjetimi me fakte nga Komisioni Venecias mbi gjithçka ka bërë me dashje zoti Meta lidhur me shkeljet e 30 qershorit, e kanë fundosur totalisht pozicionin e tij, për nga rëndësia dhe legjitimiteti. Tashmë ai qëndron në Presidencë me pahir dhe për “inatin” e Ramës, e mban veten me gajret, dhe nuk lë fundjavë e mesjavë pa drekuar dhe shijuar diellin dhe detin me miqtë e tij të humorit.

A ja vlen të konsumosh kaq shumë nga vetja dhe fundkarriera, për ti qëndruar besnik birrave, topit, plazhit, miqve dhe estradës, kur e di fare mirë se duhej të kishe dalë me kohë nga bunkeri?

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi të luante, klubi i Bundesligës me dënim shembullor për ish-mesfushorin e Liverpool

Refuzoi të luante, klubi i Bundesligës me dënim shembullor për ish-mesfushorin e Liverpool