PRISHTINË - Kryetari i PDK-së , Hashim Thaçi dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa u pajtuan mbrëmjen e djeshme në parim për ndërtimin e koalicionit ndërpartiak ndërmjet Partisë Demokratike e Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për të ndërtuar institucionet e Republikës së Kosovës, konform Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Marrëveshja u arrit në një takim të përbashkët te Presidentja Jahjaga me kërkesën e Thaçit dhe Mustafës në kuadër të përpjekjeve për krijimin e institucioneve të Kosovës.
Në takim, me ftesën e Presidentes Jahjaga, mori pjesë edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson.
Në takimin e zhvilluar në Zyrën e Presidentes, me nismën e dy liderëve,
"Të dy liderët politikë theksuan përkushtimin e tyre për përmbylljen e shpejtë të procesit të ndërtimit të institucioneve në bazë të Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe parimeve kushtetuese që ruajnë karakterin shumetnik të Republikës së Kosovës, përmbushin obligimet ndërkombëtare të rendit dhe ligjit dhe forcimit të rrugës euroatlantike të vendit tonë", thekson Deklarata e Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës dërguar mbrëmë.
Shtohet se, Presidentja Jahjaga si faktor i unitetit dhe garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve të Kosovës do të vazhdojë të luaj rolin lehtësues në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës në këtë proces.
Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), njoftoi zyrtarisht se mbrëmë Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka organizuar takim në mes të Kryetarit të LDK-së, Dr. Isa Mustafa dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa në takim mori pjesë edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson.
"LDK njofton opinion publik se është arritur marrëveshje në parim për qeverisje, në mes të LDK-së dhe PDK-së", bëhet e ditur në njoftim. "Sipas marrëveshjes së arritur, LDK-së do t'i takoj posti i Kryeministrit të vendit, derisa resoret ministrore do të ndahen në mënyrë të barabartë. Ndarja e resoreve ministrore do të bëhet gjatë ditëve në vijim, bazuar në punën e grupeve punuese", thekson komunikata.
Më parë, gjatë pasditës së djeshme, në një mbledhje Këshilli i Përgjithshëm të LDK-së autorizoi kryetarin e dhe Kryesinë që të kontaktojë me spektrin politik të Kosovës në lidhje me qeverisjen e ardhshme të udhëhequr nga LDK./ATSH/
/Shqiptarja.com