Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka thënë se kriza rreth zgjedhjeve presidenciale në Afganistan paraqet një “moment shumë kritik” për këtë vend. 

Ai i bëri këto komente në Kabul, ku do të takojë dy kandidatët për presidentë. Komisioni i Pavarur Zgjedhor ka shpallur Ghanin fitues, por Abdullah ka hedhur poshtë rezultatet preliminare të balotazhit. 

Situata e krijuar ka shkaktuar frikë nga dhuna etnike.

Redaksia Online
(Gre.M/F.I/Shqiptarja.com)