Një ditë para zgjedhjeve të para presidenciale me votë të drejtpërdrejtë popullore në Turqi, kandidatët kryesorë mbyllin sot zyrtarisht fushatën elektorale, në pritje të ditës së zgjedhjeve këtë të dielë.
Kandidati favorit për këto zgjedhje Recep Taip Erdogan, njëkohësisht dhe kryeministri aktual, ka zgjedhur qytetin qendror të Anadollit, Konia-an për të mbyllur fushatën e tij. Gjithashtu dhe dy kandidatët e tjerë kryesorë Ekmeleddin Ihsanoglu dhe Selahattin Demirtas zhvilluan takime me zgjedhësit ditën e djeshme.
Posti i Presidentit në Turqi, i zgjedhur deri më tani nga parlamenti, ka qenë më tepër ceremonial. Erdogan, gjatë gjithë fushatës së tij i ka mëshuar idesë së fuqizimit të kreut të shtetit dhe u ka bërë thirrje të gjithë mbështetësve të tij të votojnë dhe t’i japin një “shpullë” demokratike kundërshtarëve të tyre.
Ligji elektoral në Turqi kërkon që kandidati fitues të marrë më shumë se 50 përqind të votave. Nëse ky prag nuk arrihet nga asnjëri prej kandidatëve në zgjedhjet e kësaj të diele, atëherë gjithçka do të vendoset në balotazhin e parashikuar për më 24 gusht.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO