Presidentët Jahjaga e Nikoliç
sot takimi në Bruksel

Presidentët Jahjaga e Nikoliç <br />sot takimi në Bruksel
BRUKSEL- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, së bashku me delegacionin që e shoqëron ka mbërritur në Bruksel ku gjatë ditës së sotme pritet të zhvillojë disa takime zyrtare.

Jahjaga nis takimet në selinë e Këshillit të BE-së, me presidentin Herman Van Rompuy, për të vijuar me takimin në Selinë e NATO-s në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm, Anders Fogh Rassmussen. Por, takimi kryesor për të cilin ndodhet në Bruksel, ai me Presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliç.

“Është takim simbolik dhe është i rëndësishëm, sepse për të parën herë takohen presidenti i Republikës së Kosovës dhe presidenti i Republikës së Serbisë”, ka thënë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ajo ka thënë se në takim do të bisedohet, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Për nevojën e vazhdimit të dialogut, për arritjen e marrëveshjes për të gjitha çështjet dhe për zbatimin e përpiktë të këtyre marrëveshjeve, të cilat edhe janë në dobi të të gjithë qytetarëve të të dyja shteteve dhe që janë në funksion të fqinjësisë së mirë, të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Presidentja Jahjaga ka mohuar mundësinë e kompromisit me pjesën veriore të Kosovës, duke thënë se as deritani nuk është bërë asnjë kompromis që dëmton interesat e vendit dhe qytetarëve të Kosovës.

Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë