Presidente grua? Historiania Elena Kocaqi: I plotësoj kriteret, mazhoranca të marrë parasysh sugjerimin e emrit tim nga qytetarët në rrjete sociale

Mandati i presidentit aktual mbaron më 24 korrik, teksa mazhoranca është fokusuar në përzgjedhjen e kandidatit që për të duhet të përfaqësojë krejt të kundërtën e Ilir Metës, një figurë mbi palët politike. Në rrjetet sociale  gjithmonë e më shumë po lakohet ideja e një presidente grua, ku një ndër emrat më të përmendur është edhe ajo e historianes Elena Kocaqit.

Në një intervistë për “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj, historiania Kocaqi rendit 3 arsye pse ajo është një kandidate e vlefshme dhe e mundshme për t’u zgjedhur presidentja e Shqipërisë për 5 vitet e ardhshme. Arsimi, pastërtia e figurës dhe qëndrimi i saj bipartiak janë pikat e saj të forta, për të cilat Kocaqi shprehet se ka fituar edhe pëlqimin e pjesës më të madhe të popullit në rrjetet sociale dhe se duhet të merren parasysh nga mazhoranca.

“Duke njohur historinë e shteti tim si historiane, arsim më bën profesionale në këtë fushë, pastërtia e figurës time gjithashtu ka vlerë pasi nuk kam qenë kurrë e angazhuar politikisht dhe kam mbajtur gjithmonë një qëndrim bipartiak dhe kam dashur gjithmonë të ruaj interesat e shqiptarëve. Këto janë kritere kryesore që duhen për president dhe nuk kam shkelur kurrë ligjin gjatë jetës time. Unë kam kontaktet e mia dhe mazhoranca e ka parë opinionin publik në rrjet dhe në media emrin tim dhe mazhoraca do e marrë në konsideratë në të mirë të popullit dhe në të mirë të saj”, tha Kocaqi.

Lidhur me figurën e presidentit të vendit, Kocaqi tha se ajo do të ishte një figurë mbi palët politike dhe unifikuese duke pasur në vëmendje vetëm interesin e shqiptarëve.

“Unë nuk hyj ne punët e brendshme të partive dhe nuk jam pjesë e tyre dhe po të zgjidhem jam për zgjidhjen e problemeve dhe për t’i shërbyer qytetarëve.Presidenti duhet të jetë apolitikë, pasi një president politik krijon konflikte cilido qoftë ai, një president që nuk vjen nga asnjë parti shikon interesin e shtetit dhe jo interesat partiake. Është në të mirën e Shqipërisë që të kemi një president mbi palët. Prandaj presidentit priren të jenë jurist pasi njihni mirë ligjin dhe shtetin. Unë do të isha një kandidate konsensual pasi nuk kam probleme me mazhorancën apo opozitën dhe respektoj të gjitha palët dhe nesër nuk do të prek interesin e asnjë pale por do i respektojë ato në maksimum”, shtoi ajo.

Partia Socialiste nis nesër procesin e konsultimeve për emrin e presidentit të ri dhe do të përfundojë më 29 prill dhe më pas të fillojë procesi në Kuvendi, me raundin e parë të votimeve më 4 maj. Sipas Kushtetutës procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual. Domethënë në rastin konkret procedura duhet të nisë para datës 24 maj. Presidenti Ilir Meta mbyll mandatin e tij më 24 korrik 2022.

I.K/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tutu: 19/04/2022 05:40

    Kjo presidente … !!??…. Delirante sikurte jete vajza e Saliut… po harroi kjo idiotja qe coi familjen e saj ne ksapane , aq e zonja eshte kjo … beju grua , beju nene, moter , vajze… pastajmendo te na behesh presidente…nga pamja ngjan si vajza e Likes…mbase nga ky argument i fundit mund ta mendosh trashegimine e presidences …

    Përgjigju
  • Koli: 19/04/2022 04:54

    Kush mo kjo qe urdheroi vrasjen e vllait te vet dhe i vodhi punen? Paskeni luajtur MENDSH

    Përgjigju
  • Lmao what: 19/04/2022 02:12

    Ske faj ti moj, fajin e kane delet pellazge ne rrjetet sociale.

    Përgjigju
  • Pellazgu: 19/04/2022 02:03

    Mos o zot, kur do kjo me u bë presidente.

    Përgjigju
  • Arben: 18/04/2022 23:33

    Sa turp per nivelin e popullit shqiptar, kur del edhe kjo pseudo historiane!

    Përgjigju
  • Tosi: 18/04/2022 23:27

    Ajo llumhane që ësht gatuar ndër vite edhe sikur y vij Donald Trumpi nuk permiresohet.Për mendimin tim vini Kozak Braçin

    Përgjigju
  • Abcd: 18/04/2022 20:32

    Elena,te respektoj per librat historik qe shkruan dhe i kam lexuar te gjitha,por nje keshille miqsore. Jam i sigurte qe ai qe te ka vene emrin perballe figurave te tjera politike,thjesht e ka bere per te treguar qe populli nuk don figura politike,pra i bindur qe edhe nje si ju i rrezon ata te gjithe. Por nga ana tjeter,ai dikushi qe te ka hedhur ne liste,ka dashur te thote ,se politika as te llogarit fare ,se nuk te ka ne listen e vet,se deshirat e popullit nuk perputhen me achenden e politikes ketu ne kete vend. Prandaj,te marresh seriozisht kete “sondazh”,tregon e dashur se sa e pafajshme qe je ,se sa naive dhe idealiste qe je. Se e dashur Elena,nese do te ishte puna qe politikes se sotme i duhet nje figure vertet e paster,nje njeri i ndershem e me integritet,do te thoshte se kjo klase politike,qenka e emancipuar,qenka ne nje shkalle te larte demokratike ,qe do te thoshte e dashur se do te dilnin ne gare shume figura te tjera te kompletuara dhe serioze sa ty dhe me profesioniste e më me eksperience se ty. Por jo,moj Elene,nuk eshte keshtu dhe fakti qe ti e more seriozisht i humbe ca pike per aftesine e nuhatjes politike,sepse nje historiane si ty qe ka ecur “shpejt” ne sasine dhe cilesine e shkruar te librave historik te antikitetit ,por edhe duhej minimumi te cfaqte nje nuhatje plus dhe jo te bjere kaq lehte “brenda” nje kurthi mediatik. Dhe me keqja eshte ,se naiviitetin tend,po e shpalos ne cdo studio televizive ,qe her her dukesh qesharake sepse mban qendrimin sikur je ne nje fushate reale per presidente ,apo edhe sikur je tashme nje presidente,gje qe po e demton pa dashje reputacionin tend. Mbase edhe ai qe te ka vene ne listen e atij sondazhi,ka dashur te ironizoje edhe me kete,per te hedhur balte ne figuren tende. Pra edhe njehere,dua te them se politika njerez si ty i djeg,se per ta keta njerez nuk ekzistojne. E dashur Elena,a nuk ke deklaruar ne intervista,se deri tani shteti as nuk te kane pyetur,as nuk te kane llogaritur asnjehere,te pakten ne fushen ku ti je nje profesioniste e vertete..!? E pra,nese do te rendje pas kesaj te vertete,nuk duhej t’a lije vehten te perfshiheshe ne kete “loje”,sepse askush ne politike nuk ka nevoje per kontributin tend ,qe ti me naivitet e deklaron. Sigurisht qe po te ishe ne ndonje vend nordik,apo ne Australi,ndoshta do te ishe me kohe ne krye te shtetit,kudo qe ti do te kerkoje te viheshe ne gare,por ne Shqiperi njerzit si ty,jane braktisur,ose jane jashte mode,se i ndershmi eshte njeri budalla dhe i vonuar. Ky eshe per fat te keq ambienti i sotem shqiptar,i cili eshte komplet i toksifikuar dhe qe “ruhet e mbrohet nga shteti”.

    Përgjigju
    • Hahahaha: 19/04/2022 02:05

      Boooo sa lajka i ben vetes moj Elena.

    • Gjergj: 18/04/2022 23:24

      Nuk jam i mendimit qè kjo klasè e degjeneruar politike, u "dashka lènè tè bèjè ç,tè dojè" me çdo vendim. Degradimi i pushtetit dhe humbja e çdo mbèshtetje nè popull, nuk ia lejon luksin kèsaj klase politike, tè bèjè bajraktarin me çdo gjè. Kandidatura si kjo e Elena Kocaqit, mund tè duken nè pamje tè parè si vendime plot "naivitet" personal. Jo jo, ato duken naive, nè sytè e atyre qè janè mèsuar me vendimet e partisè qè qèndron mbi gjithçka, pèr ata qè Shqipèrinè e kanè hedhur me kohè nè koshin e plehrave sepse vetè nuk janè nè gjèndje tè gjejnè optimizmin dhe vendosmèrinè e duhur pèr njè zhvillim pozitiv. Znj.Kocaqi èshtè njè gur nè murin e injorancès sè kèsaj klase tè degjeneruar politike. Ne kemi nevojè pèr mè shumè gurè tè tillè.

  • Scorpion: 18/04/2022 19:55

    Nuk ma merrte mendja te shkonte deri ne kete pike kjo, ka fillu te besoje edhe idiotesite e veta. Kur shoh reagimet e njerezve ne rrjetet sociale bindem potesisht qe nuk kemi kapacitet me zgjedh presidentin direkt nga populli. Kemi munguesa te theksuara ne kulture.

    Përgjigju
    • Dory: 18/04/2022 20:51

      Shume i sakte asnje presje nuk i heq komentit tuaj

  • aaaa: 18/04/2022 18:50

    Jam dakort per Ju Elena.....por nuk te lene politikanet te maresh ate post se nuk je atij tarafi.

    Përgjigju
  • WTF: 18/04/2022 18:39

    Na mbyten budallenjte! Keshtu eshte kur truri emigron jashte, ngelen tipa si puna e kesaj!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën