Armand Duka kontroll total futbollit në Shqipëri! Presidentët e klubeve shpërfillin gjykatën, gati t'i bashkohen FSHF-së për zgjedhjet kundër ligjit më 2 mars

Superliga shqiptare dhe Kategoria e Parë e futbollit në vend janë gati të shpërfillin vendimin e gjykatës së Tiranës për kreun e FSHF-së Armand Duka. Edhe pse gjykata vendosi të anulojë zgjedhjet e 2 marsit të federatës deri në hetimin e plotë të manipulimeve të kryera në shoqatat e futbollit, 8 nga 9 klubet e kontaktuara nga ‘Report TV’ kanë pohuar se do të marrin pjesë në zgjedhje në rast se FSHF i thërret.

Dhe që kjo gjë të ndodhi gjasat nuk janë të vogla, pasi me 17 shkurt federata shpërndau materialet zgjedhore të 2 marsit ku Armand Duka, Dritan Shakohoxha dhe Sulejman Starova kandidojnë për president.

Në Superligë presidentët e klubeve të Skënderbeut, Kastriotit, Teutës, dhe Dinamos, të cilët kanë të drejtë vote në asamblenë zgjedhore, janë përgjigjur se do të marrin pjesë nëse FSHF i thërret. Ndërkohë presidenti i Partizanit Gazmend Demi është shprehur se ‘ka angazhuar një zyrë juridike dhe më pas do të vendosë nëse do marrë pjesë apo jo’.

Në këtë linje, të shpërfilljes së vendimit të gjykatës, janë edhe klubet e kategorisë së parë. Përfaqësuesit e Besës, Pogradecit dhe Korabit janë përgjigjur se do të marrin pjesë në zgjedhje. I vetmi që ka thënë se nuk mund të dalë mbi një vendim gjykate është presidenti i Tërbunit, Gjin Gjonaj, njëkohësisht edhe kreytar i bashkisë së Pukës.

Në asamblenë zgjedhor të FSHF-së bëjnë pjesë 37 anëtarë, 26 prej të cilëve janë klube, 10 të Superligës dhe 16 të kategorisë së parë. Në rast se hipoteza e mbajtjes së zgjedhjeve nga FSHF do të realizohet atëherë sipas vendimit të gjykatës organizatorët, që në këtë rast janë federata dhe Armando Duka, rrezikojnë dënim penal me burg.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ta rras lala: 22/02/2022 17:33

    Neqofte bota po lufton me Putinin i cili kerkon te behet perandor edhe ne Shqiperi eshte nje tjeter qe enderron te behet si ai ky eshte Armand Duka i cili e ka kthyer futbollin ne cifligun e tij. Si cifligar qe eshte me urdherin e tij percaktohen skuadrat qe fitojne titullin dhe zbresin nga kategorite. As VAR-i nuk hyn ne pune. Ai ka skuadren e arbitrave qe e con atje ku luan ajo skuader presidenti i sa ciles i del kunder urdherave te cifligarit duke e ndeshkuar o me penallti te paqena ose me heqje lojtaresh duke i dhene kartpnin e kuq ne menyre qe ajo skuader ta humbe me cdo kusht ndeshjen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papa Françesku hap Portën e Shenjtë të  Bazilikës së Shën Pjetrit dhe nis Jubileun: Krishtlindjet, porta e shpresës është hapur për botën

Papa Françesku hap Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit dhe nis Jubileun: Krishtlindjet, porta e shpresës është hapur për botën