Orges Shehi feston 100 ndeshje në krye të pankinës së Tiranës. Trajneri durrsak ka "thyer" padurimin e presidentëve të Superligës, duke merituar një fanellë me numrin 100 mbi shpinë. I ulur në stolin e bardhebluve të kryeqytetit në 27 janarin e 2021, 45-vjeçari po bën mirë si në kohën kur ishte mes shtyllave në futbollin aktiv.
Gjatë 100 ndeshjeve me Tiranën, Shehi numëron 55 fitore, 24 humbje dhe 19 barazime. Durrsaku e festoi ndeshjen e 100-të në krye të Tiranës me fitoren 2-1 kundër Egnatias për javën e 29-të në Superligë, me të tijtë që mbajnë kreun e klasifikimit dhe shkëputen me pesë pikë nga Partizani ndjekës.
"Trajneri Orges Shehi drejtoi dje ndeshjen e tij të 100 me KF Tiranën. Kreu i pankinës bardhebu shënon 55 fitore, 19 barazime dhe 24 humbje, mbi të gjitha dy trofe të fituara nën drejtimin e tij", shkruan klubi bardheblu.
Nën drejtimin e Shehit, Tirana u shpall sezonin e shkuar kampione e Superligës duke mbajtur ende trofeun. Veç saj, Tirana është kampione në fuqi edhe e Superkupës. Forma e mirë e skuadrës mund të sjellë që në javët e ardhshme palët të rinovojnë kontratën.
Edhe njëherë qetësia e trajnerit Shehi duket si një leksion për futbollin shqiptar dhe padurimin e presidentëve të Superligës për t'i lënë kohë teknikëve në arritjen e rezultateve.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
55.7%
-
Jo
38%
-
Jam i/e dyzuar
6.3%
Vota total: 1315
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lëvizte me armë në brez, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë
23 Shkurt, 13:19
-
Disfata me Teutën i kushton shtrenjtë Ardian Nuhiut, pritet shkarkimi i trajnerit nga Tirana
23 Shkurt, 11:40
-
Superliga/ Flamurtari në krizë totale, Partizani e përmbys 1-2 në Vlorë! Trajneri Moriero përfundon në spital
23 Shkurt, 11:14
-
Molotovët kundër policëve dhe xhamisë në protestën e 20 shkurtit, lirohen 18 'kryengritësit e armatosur' të Berishës! Lihen në detyrim paraqitje
23 Shkurt, 09:23
-
Superliga/ Mjafton një penallti e dhënë me VAR, Teuta fiton 0-1 në ‘Selman Stërmasi’ kundër Tiranës! Bardheblutë mbeten në zonën e ftohtë
22 Shkurt, 16:17
-
Buçpapaj dyshohet se e qëlloi me thikë sepse i bllokoi rrugën, dalin pamjet e vrasjes së Egli Pashollarit në Tiranë (VIDEO)
22 Shkurt, 14:59
-
Shfrytëzonin një të huaj për prostitucion në Tiranë, arrestohen dy persona
22 Shkurt, 13:10
-
Dyshime për falsifikim dhe tregtim pa autorizimet përkatëse, Antikontrabanda bllokon mbi 3100 pajisje elektronike në Tiranë
22 Shkurt, 11:04
-
Dyshohet se ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor pa licencë dhe fshihte të ardhurat, arrestohet administratorja e një subjekti në Tiranë
22 Shkurt, 09:44
-
Më 28 shkurt protesta e radhës e PD, Berisha - strukturave: Dhuna e 20 shkurtit ishte suksesi ynë i ri (MESAZHI)
21 Shkurt, 20:59
-
Superliga/ Vllaznia nuk pësonte humbje prej 9 ndeshjesh, Bylisi fiton 2-1 kundër shkodranëve! AF Elbasani mposht Vorën dhe ndjek kryesuesit
21 Shkurt, 15:43
-
Kavajë/ 48-vjeçari vritet me thikë pas një konflikti për vendin e parkimit, autori në kërkim (EMRAT)
21 Shkurt, 15:33
55+24+19=98 Dy ndeshjet qe mungojne u anulluan??????????
Përgjigju