Presidenti amerikan, Donald Trump: Do të eliminojë produktet “Made in China”

Presidenti amerikan, Donald Trump: Do të eliminojë produktet “Made in China”

Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka kërkuar që të heqë nga armët amerikane të gjitha materialet dhe pjesët përbërëse që vijnë nga jashtë.

E gjitha kjo ndodhi pasi konstatoi një nivel shumë të lartë varësie të industrisë amerikane të mbrojtjes ndaj nënkontraktorëve të huaj, kryesisht atyre kineze.

Mirëpo bëhet e ditur sipas një raporti të Shtëpisë së Bardhë që pritet të publikohet sot, Pentagoni duhet të investojë më shumë në disa industri amerikane të prodhimit, për të eliminuar rrezikun që përfaqëson një varësi e tillë për sigurinë kombëtare amerikane.

Veçse ky raport, i kërkuar para një viti nga presidenti amerikan, pranon se zinxhiri i prodhimit të industrisë amerikane të mbrojtjes është shumë i globalizuar por Trump është fokusuar kryesisht tek Kina, të cilën e kritikon për praktika tregtare “agresive”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren