Begaj mbledh më 23 janar Këshillin e Sigurimit Kombëtar, në fokus diskutimi i prioriteteve për vitin 2023

Begaj mbledh më 23 janar Këshillin e Sigurimit Kombëtar, në fokus diskutimi i prioriteteve për vitin 2023

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka vendosur që të mbledhë më 23 janar Këshillin e Sigurimit në kuadër të zbatim të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore për të diskutuar mbi analizën e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe prioriteteve për vitin 2023.

Mësohet se mbledhja e Këshillit të Sigurimit, ka si synim dhënien e një panorame të plotë të gjendjes së sigurisë kombëtare në vendin tonë dhe të diskutojë mbi përcaktimin e prioriteteve të vitit në vijim.

“Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon që të japë një panoramë të plotë dhe integruar të gjendjes së Sigurisë Kombëtare në Republikën e Shqipërisë dhe të diskutojë prioritetet për vitin në vijim në funksion të angazhimit të plotë, gjithëpërfshirës të institucioneve në garantimin e sigurisë, lirisë dhe mirëqënies së qytetarëve”-thuhet në njoftimin e presidencës.

Ndërkohë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar janë ftuar të marrin pjesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe të ftuar drejtues të institucioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare.

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Basha i përgjigjet sulmeve të Metës: Ke qenë nxitësi kryesor i djegies së mandateve! Pazarxhi, përballu me problemet që ke me drejtësinë

Basha i përgjigjet sulmeve të Metës: Ke qenë nxitësi kryesor i djegies së mandateve! Pazarxhi, përballu me problemet që ke me drejtësinë