Presidenti Bamir Topi
viziton sot Kuvajtin

Presidenti Bamir Topi <br />viziton sot Kuvajtin
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi, dhe në krye të delegacionit ku marrin pjesë zyrtarë të lartë dhe sipërmarrës të rëndësishëm shqiptarë, u nis sot paradite për një vizitë shtetërore në Shtetin e Kuvajtit, me ftesë të Emirit të Kuvajtit, Sheikut Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah.

Kreu i Shtetit shqiptar do të pritet me ceremoni zyrtare nga Emiri i Shtetit të Kuvajtit, Sheiku Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, si dhe nga autoritete të tjera të larta të monarkisë kushtetuese të Shtetit të Kuvajtit.

Gjatë qëndrimit në Shtetin e Kuvajtit, Presidenti Topi do të zhvillojë një takim të veçantë me Emirin e Shtetit të Kuvajtit, Sheikun Sabah Al-Ahmed Al-Jaber Al-Sabah, me Kryeministrin kuvajtian, Sheikun Jaber Al-Mubarak Al-Hamed Al-Sabah, me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Shtetit të Kuvajtit, Ahmed Abdulaziz Al-Saadun, gjatë të cilëve do të diskutohet për çështje të rëndësishme dhe me interes të ndërsjellë për të dy vendet tona, për forcimin e marrëdhënieve politike dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik, si dhe për mundësitë e shtimit të investimeve të Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri me synim zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të miqësisë e bashkëpunimit të vazhdueshëm që ekzistojnë midis dy vendeve e popujve tanë.
(b.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e SHBA, Kina kundërpërgjigjet nga Moska: S’kemi pasur gisht në krizën e Ukrainës, s’kemi furnizuar kurrë asnjë palë

Akuzat e SHBA, Kina kundërpërgjigjet nga Moska: S’kemi pasur gisht në krizën e Ukrainës, s’kemi furnizuar kurrë asnjë palë