Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot lirimin nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shqipërisë në Republikën e Ukrainës, jo rezident  Znj. Mimoza Halimi, Ambasador rezident në Poloni, si dhe Ambasador në Lituani.

Presidenti Bajram Begaj po sot dekretoi emërimin si Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shqipërisë në Republikën e Ukrainës, Rezident, z.Ernal Filo.