Presidenti Begaj do të marrë pjesë në debatin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Presidenti Begaj do të marrë pjesë në debatin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Begaj dhe McCluney

Presidenti i Republikës,  Bajram Begaj do të marrë pjesë në debatin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në datat 17-23 shtator 2023.

Presidenti Begaj priti sot Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Fiona McCluney, e cila e informoi Presidentin Begaj edhe mbi samitin që do të organizojë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres.

Gjithashtu,  McCluney ndau me Presidentin Begaj informacionin mbi pritshmëritë e samitit si dhe nivelin e pjesëmarrjes. Në fund të debateve dhe trajtimit të temave më të rëndësishme për të ardhmen e njerëzimit dhe të planetit, pritet që liderët pjesëmarrës të miratojnë një deklaratë politike, për të shprehur angazhimet në arritjen e Objektivave të Axhendës 2030.

Presidenti Begaj e vlerësoi shumë pozitive dhe të ardhur në kohën e duhur nismën e Sekretarit të Përgjithshëm Guterres “Plani i Shpëtimit për Njerëzit dhe Planetin”, për përmbushjen e Objektivave për një Zhvillim të Qendrueshëm 2030 (SDG), si dhe shprehu vullnetin dhe përfshirjen e institucioneve shqiptare në realizimin e angazhimeve kombëtare.

M.T/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e premte, 27 dhjetor

Parashikimi i motit, e premte, 27 dhjetor