Presidenti Bajram Begaj ka liruar nga detyra Komandantin e Forcës Detare, Nënadmiral Adnand Dëfrim Agastra. Në vend të tij, Kreu i Shtetit emëroi Kundëradmiral Arsen Burhan Mullaj.
Begaj ka dhënë edhe disa grada madhore. Për Kolonel Razije Kadri Mehmeti u dha grada madhore “Gjeneral Brigade".
Ndërkaq, e njëjta gradë madhore u dha për Kolonel Fatmir Sadri Neziraj dhe Kolonel Edmond Abaz Voci.
“Njoftim për media
Tiranë, më 16 janar 2026
Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 25, datë 16.1.2026, dekretoi sot lirimin e Nënadmiral Adnand Dëfrim Agastra nga detyra e Komandantit të Forcës Detare.
Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 26, datë 16.1.2026, dekretoi sot emërimin e Kundëradmiral Arsen Burhan Mullaj në detyrën e Komandantit të Forcës Detare.
Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 27, datë 16.1.2026, dekretoi sot dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Razije Kadri Mehmeti, me detyrë “Drejtor” në Drejtorinë e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak J-9 në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 28, datë 16.1.2026, dekretoi sot dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Fatmir Sadri Neziraj, me detyrë “Drejtor” në Drejtorinë e Operacioneve dhe Stërvitjes J-3/7 në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 29, datë 16.1.2026, dekretoi sot dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Edmond Abaz Voci, me detyrë “Komandant i Qendrës së Kontroll Raportimit” në Forcën Ajrore.”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Komente











