Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në Presidencë Ambasadoren e Shtetit të Palestinës në Shqipëri, Rana Abusibaa, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale.

Presidenti Begaj i uroi mirëseardhjen Ambasadores Abusibaa dhe suksese në përmbushjen e misionit të saj diplomatik në Shqipëri, duke shprehur besimin se ajo do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

Presidenti Begaj nënvizoi se Shqipëria vijon të ndjekë me vëmendje zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe mbështet përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për arritjen e një zgjidhjeje të drejtë, të qëndrueshme dhe paqësore.


Lajmi kryesor:

Presidenti Begaj pranon letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Kuvajtit në Shqipëri: Sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit, shkelje e hapur e sovranitetit