Presidenti, Berisha: Nano e ka
derën e hapur, unë s’kandidoj
Kryeministri Sali Berisha ka pohuar sot përpara gazetarëve se kandidati i vetëshpallur për president, Fatos Nano, “nuk ka kërkuar ndonjë takim me mua” por “ish-kryeministri Nano e ka derën të hapur nëse do të takohet me Kryeminstrin aktual”, tha Berisha, i cili në lidhje me kandidatët për president ritheksoi se “qëndrimet e mia për çështjen janë përfundimisht të njohura”.
TIRANE – Kryeministri Sali Berisha ka pohuar sot përpara gazetarëve se kandidati i vetëshpallur për president, Fatos Nano, “nuk ka kërkuar ndonjë takim me mua” por “ish-kryeministri Nano e ka derën të hapur nëse do të takohet me Kryeminstrin aktual”, tha Berisha, i cili në lidhje me kandidatët për president ritheksoi se “qëndrimet e mia për çështjen janë përfundimisht të njohura”.
Ajo që “mund t’ju them me garanci të plotë” është se “Sali Berisha nuk do të jetë” pjesë e garës “sepse kam një vendim përfundimtar: në vitin 2009 kam dalë para qytetarëve shqiptarë me një mandat që do ta zbatoj deri ditën e fundit të këtij mandati 4-vjeçar. Nuk mund të imagjinoj veten që të shmangem qoftë edhe për 1 sekondë nga fushë beteja. Nuk besoj se qytetarët shqiptarë do ishin të lumtur nëse do konstatonin që Sali berisha është shumë i dhënë par karrigeve dhe shfrytëzon momente për të kaluar nga njëra te tjetra”.
Në lidhje me emrat që qarkullojnë në media, “ju garantoj prapë se në mendjen time nuk ekziston as edhe një emër as i konfirmuar dhe as i përjashtuar nga emrat”. Më pas ai përsëriti se “PD ka një grup personalitetesh me kontribute thelbësore. Cili do jetë prej tyre? Kjo është një çështje jo vetëm e imja por e forumeve, e aleatëve. Nuk përjashtoj nga konsultimet edhe opozitën. Procesi i zgjedhjes do të jetë një proces thellësisht kushtetues, natyrisht një proces i hapur dhe pa prapaskena. E kemi zhdërvjelltësuar Kushtetutën ne. E hoqëm tani atë nenin e krizës dhe e kemi bërë shumë të zhdërvjellët.
INCIDENTI I VIZITES SE TOPIT NE MAQEDONIKryeministri Berisha komentoi edhe njoftimet për një acarim të Bullgarisë për shkak të vizitës së Presidentit Topi pranë bustit të një personazhi historik mbi të cili Shkupi dhe Sofja kanë përplasje. “Ballkani është shumë kompleks dhe gjëja më e mirë që mund të bënim ne është që këta heronj dhe heroina t’i projektonim drejt të ardhmes tonë evropiane dhe jo t’i bëjmë molla sherri. Imagjinoni tani sikur të dali Sali Berisha apo Edi Rama dhe të vrapojë pas hallës Olimbi, që ishte nëna e Aleksandrit”, tha Kryeministri.
ZBATIM I RREPTE I KUSHTETUTESNdërsa në lidhje me akuzat nga Partia Socialiste se mazhoranca po përpiqet të nxjerrë Gjykatën Kushtetuese jashtë funksionit, Berisha tha: “Sa herë kjo parti rekruton për deputë të ardhshëm ndonjë punonjës, prokuror apo gjykatë na bën deklarata të tilla. Unë ju siguroj se Kushtetuta, vendimet e Gjykatës Kushtetuese që kanë vlerën e normave kushtetuese në ligjin shqiptar, do zbatohen me rreptësinë më të madhe. Për sa u përket shqetësimeve, forca politike është e lirë të adaptojë, por unë mendoj se presione ndaj sistemit gjyqësor nuk duhet të bëhen”.
(im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3821
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!
25 Dhjetor, 18:01
-
Kushtetuesja rrëzoi të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Haklaj: U çimentua marrëveshja Berisha-Rama dhe u rrëzua reforma në drejtësi
25 Dhjetor, 18:00
-
Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale
25 Dhjetor, 17:47
-
Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024
25 Dhjetor, 17:38
-
Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni
25 Dhjetor, 17:25
-
Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët
25 Dhjetor, 17:16
-
Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it
25 Dhjetor, 17:15
-
Mesazhi i Mbretit Charles për Krishtlindje: Falenderoj punonjësit e shëndetësisë që i qëndruan pranë familjes tonë! Thirrje për unitet
25 Dhjetor, 17:14
-
Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje
25 Dhjetor, 17:03
-
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi
25 Dhjetor, 16:57
-
Greqi/ U plagos me thikë pas shpine në sulmin nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë
25 Dhjetor, 16:55
-
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë
25 Dhjetor, 16:49