Ende nuk ka shumë detaje mbi orën e takimit, por pritet që Nano t’i kërkojë Berishës mbështetjen e mazhorancës për postin e Presidentit, ndërkohë që do shpallë edhe platformën e tij për këtë post.
Burime ende të pakonfirmuara bëjnë me dije se takimi do zhvillohet në selinë e kryeministrisë gjatë paradites.
Nuk dihet se cfarë qëndrimi do mbajë pas këtij takimi Berisha, por dihen qartë qëndrimet e tij të deritanishme se mazhoranca do ketë një kandidat të vetin për president dhe do jetë një nga figurat e njohura në PD.
Ditët ë fundit Nano ka zhvilluar një seri takimesh me liderët politikë. Ai ka takuar kreun e PS Rama, kreun e LSI Meta, kreun e PBDNJ Dule, kreun e PDIU Shpëtim Idrizin dhe kreun e PR Fatmir Mediun.
Dule dhe Idrizi kanë shprehur hapur mbështetjen për kandidimin e NANOS në postin e kreut të lartë të shtetit.
(ns/shqiptarja.com)
