Projekti Vlorë-Orikum/Meta-Ramës: Rrezikove shtetin, shkele Kushtetutën! S'pati negociata, s'u kërkua autorizimi im! Denaj: S'ka hua të re, po zvarrit investimin

Nga selia e Presidencës, Ilir Meta ka akuzuar Kryeministrin Rama se ka vënë në rrezik serioz shtetin lidhur me marrëveshjen që Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim për rehabilitimin e objekteve në aksin Vlorë-Orikum përmes huasë së marrë nga Fondi Saudit i Zhvillimit, një marrëveshje që sipas Metës është bërë në kundërshtim të Kushtetutës pasi nuk ka pasur asnjë negociatë për të dhe as nuk është kërkuar autorizimi i tij për të bërë një marrëveshje të tillë siç e kërkon ligji për marrëveshjet ndërkombëtare.

Duke iu përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama nga Vlora se Presidenti po bllokon investimet në Vlorë-Orikum, Meta shprehet se kjo është një gënjeshtër e madhe dhe se presidenti ka kërkuar disa herë informacion lidhur me këtë marrëveshje të re dhe nga ministria e Financave ka marrë përgjigjen se kjo është kryer pa negociata, ku Meta shprehet se kjo është në kundërshtim të hapur me ligjin.

VIDEO/Fjala e plotë e presidentit Ilir Meta

Meta shprehet se për këtë marrëveshje ose janë kryer negociata të paligjshme në kundërshtim me ligjin dhe të dyshimta pa autorizimin e Presidentit duke marrë si provë deklarata e kryeministrit Rama në Vlorë, ose shprehet Presidenti nuk janë kryer fare negociata siç thotë me shtresë zyrtare Ministria e Financave. Kreu i shtetit thotë se në të dyja rastet ka shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit për marrëveshjet ndërkombëtare dhe se vihet në dyshim mbrojta e interesave të qytetarëve.

"Shpifjet dhe gënjeshtrat e kryeministrit në detyrë nuk meritojnë një vëmendje të rëndësishme, mendoj se qytetarët e Vlorës meritojnë një përgjigje dhe shpjegim pavarësisht se ata e dinë shumë mirë nga përvoja e tyre prej 8 viteve peshën e fjalë së secilit. Jam këtu për të përmendura disa fakte të papërgjegjshmërinë ekstreme të kryeministrit në detyrë për arsye propagande dhe elektorale.  Kuvendi i Shqipëri më 9 nëntor 2017 ka miratuar  financimin e huasë mes Shqipërisë dhe fondit saudit për zhvillimin e zonës së lumit të Vlorës dhe Presidenti ka shpallur dekretin për këtë brenda dy ditësh.

Më 21 shtator 2020, Kuvendi i ka përcjellë Presidentit ligjin për prishjen e marrëveshje së huasë për rehabilitimin e  lumit të  Vlorës. Ky është miratuar më 17 shtator 2020. Presidenti e shpalli këtë ligj më 22 shtator. Pasi u shqyrtua me vëmendje, u pa se qeveria me kërkesë të saj, përmes Ministrisë së Financave i kishte kërkuar fondit saudit për zhvillim zgjidhjen e huasë për këtë projekt për lotin 4. Pra kjo ndërprerje është bërë me kërkesë të qeverisë. Më 29 shtator ministria e financave i paraqiti kërkesë presidentit për nënshkrimin e një tjetër marrëveshje huaje por për një projekt tjetër të ri për rehabilitimin e objekteve Vlorë-Orikum. Kjo marrëveshje e miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave, jo vetëm që nuk kërkoi autorizimin e Presidenti siç e kërkon ligji për negociata, por Këshilli i Ministrave e miratoi në parim. Pra ata kërkuan që të kalonin huanë në një tjetër projekt pa bërë transparencë dhe negociata para nënshkrimit të marrëveshjes.

Në datën 6 tetor 2020 Presidenti i drejtohet Ministrisë së Financave  ku nderi më tani nuk rezulton që për këtë marrëveshje që Presidenti të ketë lëshuar autorizim për negocimin e saj. Për këtë qëllim kërkuam një informim lidhur me të gjitha hapat e ndjekur për këtë marrëveshje. Ministria e Financave pranon më 15 tetor, për marrëveshjen për të cilën kërkohet ky autorizim se nuk ka pasur negociata, pasi asnjë prej institucioneve nuk ka pasur komente dhe sugjerimin mbi bazën e kësaj marrëveshje. Kjo është përgjigja zyrtare  e Ministrisë së Financave.

Në përgjigjen e Fondit Saudit për Zhvillim jepet vetëm dakordësia për të kryer transferimin e fondeve   nga projekti i lotit të 4 në projektit të ri për Vlorë-Orikum. Nuk citohet asnjë kush negociatash. Pra kryeministri në një shfaqje teatrore nga Vlora thotë se i paska kryer të gjitha negociatat me palën saudite.  Ose janë kryer negociata të paligjshme në kundërshtim me ligjin dhe të dyshimta pa autorizimin e Presidenti dhe këtë e konfirmon kryeministri ose nuk janë kryer fare negociata siç thotë me shtresë zyrtare ministrja e financave.  Në të gjitha drejtimet, të gjitha rrugët janë në shkelje të kushtetutës dhe të ligjit për marrëveshjet ndërkombëtare. Në çdo rast vihet në dyshim mbrojta e interesave të qytetarëve pasi janë ato që i paguajnë në fund huatë.

Presidenti ka kërkuar transparencë ndaj qytetarëve. Nuk është faji i presidentit nëse kryeministri nuk do të respektojë ligjet. Presidenti me një shkresë u detyrua të publikojë shkeljet që ka bërë qeveria. Ministria e Financave nuk ka kërkuar kurrë vendim për negocimin e këtyre marrëveshjeve. Banorët e të gjithë qarkut të Vlorës morën përgjigjen që Presidenti në respekt të Kushtetutës, në mënyrë të përsëritur ka kërkuar bashkëpunimin me Ministrinë e Financave", tha Meta

Akuzave të Metë iu përgjigj Ministrja e Financave, Anila Denaj e cila tha se qeveria nuk ka pasur çfarë të negociojë, sepse nuk bëhet fjalë për një hua të re, po për një hua të negociuar më parë që ka ndryshuar vetëm objekti ku do të investohet dhe ndodhet brenda të njëjtës zonë gjeografike. Denaj shprehet se akuzat e Metës dhe mosdhënia e autorizimit prej tij ka si qëllim vetëm zvarritjen dhe bllokimin  e investimit për qytetarët  e Vlorës.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama, nga Vlora ngriti shqetësimin se presidenti Ilir Meta, ka bllokuar një pjesë të investimeve të projektit të ri të infrastrukturës turistike të Vlorës, që do të lidhë Ujin e Ftohtë me Radhimën e Orikumin. Rama tha se ka që nga fillimi i nëntorit që pritet plotfuqia për një autorizim formal nga presidenti Ilir Meta, pasi janë bërë të gjitha negociata me fondin Saudit nga ana e qeverisë dhe deri në momentin që të jepet miratimi nga Presidenti, projekti do të mbetet i bllokuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:48
Projekti i rrugës Vlorë-Orikum, Denaj i përgjigjet Metës: S'ka nevojë për hua të re, është thjesht një rialokim fondesh

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta lidhur me akuzat për bllokimin e punimeve të aksit rrugor Vlorë-Orikum.

Shpjegimet e Presidentit mbrëmjen e sotme, Denaj i ka konsideruar kakofoni dhe se ka ngatërruar konceptet e institucioneve dhe ligjshmërisë.

Përmes një postimi në Facebook, Denaj shkruan se qeveria nuk ka pasur se çfarë të negociojë sepse nuk bëhet fjalë për një hua të re, por për një hua të negociuar më parë.

Postimi i plotë i Denajt:

Jam shumë e befasuar nga shfaqja e Ilir Metës nga podiumi i Presidentit të Republikës, ku bëri lëmsh Kushtetutën, institucionet dhe konceptet e ligjshmërisë marrëveshjes, negociatës, duke krijuar një kakofoni krejt të papërshtatshme për kreun e një shteti. Nesër do t'i përgjigjem me fakte kokëforta zotit President, madje me vetë firmën e tij në raste të ngjashme, ndërsa sot po sqaroj vetëm kaq:  Çështja është shumë e thjeshtë.  Qeveria nuk ka pasur çfarë të negociojë, sepse nuk bëhet fjalë për një hua të re, po për një hua të negociuar më parë. Këtu Presidenti gabon! Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk ka negociuar termat e huasë, sikundër edhe këtu presidenti gabon; por thjesht ka shkëmbyer me kundërpalën e vet për ta rialokuar nga një objekt në një objekt tjetër, madje brenda për brenda të njëjtës zonë gjeografike në këtë rast, një pjesë të huasë.

Pala saudite nuk ka pasur asgjë tjetër për të thënë kur ka dhënë dakordësinë dhe edhe këtu Presidenti gabon. Rialokimet e fondeve brenda marrëveshjeve financiare të nënshkruara, janë bërë edhe në të shkuarën, bëhen kudo dhe nuk përbëjnë asnjë përjashtim nga rregulli.  Presidenti gabon nga fillimi në fund edhe pse ia kemi shpjeguar shkresërisht logjikën e kësaj praktike krejt të qartë e të thjeshtë. A nuk e kupton vërtetë apo e bën me qëllim këtë zvarritje të një projekti me rëndësi për Vlorën, këtë nuk dua ta them. Por nesër do të them më shumë.

 

Ora 19:20
Vonohet konferenca për shtyp, Meta: Na falni por... na ikën dritat në Presidencë

1609869030_meta7.jpg

Përpara se të dilte në konferencën për mediat, Presidenti Ilir Meta u shpreh se ikën dritat në Presidencë prandaj dhe u vonua.

Konferenca për shtyp u njoftua se do të fillonte në orën 18:30 por Presidenti u vonua me 15 minuta.

“Na falni për vonesën, na ikën dritat në Presidencë, e kishim të pamundur të lidheshim me ju” tha Meta në nisje të konferencës.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ta nguli: 06/01/2021 09:21

    Ilir mut Meta burec karagjos hajdut. Njeri shum i pështir. Ky duhet prej kohësh të ishte në burg sëbashku me qenin bastard salmut po kjo është Shqipria.

    Përgjigju
  • Kuci herroik: 06/01/2021 07:28

    Kjo cupa esht ministrrja me e mor qe ka pasur qeverria Rama

    Përgjigju
  • meri: 06/01/2021 01:09

    Neveri....,le popullin pa pune ,per inate personale.

    Përgjigju
  • O tej: 05/01/2021 22:08

    Ilir Metmuti hajduti.

    Përgjigju
  • Endri: 05/01/2021 20:59

    Qe IM eshte hajdut kete e dime te gjithe dhe e kemi pare me ze e figure. Çeshtja shtrohet, kur do e fusim ne burg kete plehre?!!

    Përgjigju
  • Tani: 05/01/2021 20:50

    Ilir qenefi...ik o hajdut i poshter..

    Përgjigju
  • Gjg: 05/01/2021 20:40

    Arabet duan te ndertojne xhami aty perkrah rruges. Prandaj japin leket. Meta kete e di.

    Përgjigju
    • Zen: 05/01/2021 22:03

      Jo jo nje teqe te re per baba xhiken dhe monen

  • Toni: 05/01/2021 19:39

    Ik ore bëj çiçin! Kur hiqesh ti kryehajduti i Shqipërisë si mbrojtës i intetesave të shqipëtarëve! Nuk more 7%-shin prandaj po e bllokon? Ndyrësirë...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet

Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet