Presidenti Bujar Nishani dekoron
mamanë e Armina Mevlanit

Presidenti Bujar Nishani dekoron<br />mamanë e Armina Mevlanit
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh”, Mimoza Mevlanin, mamanë e blogeres Armina Mevlani.

Në njoftimin e Presidencës shkruhet se dekorimi ka ardhur për kontributin e Mevlanit si valltare dhe koreografe e Ansamblit të Ushtrisë. 

“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i akordoi dt. 20/10/2016, nr. dekreti 9772 zonjës Mimoza Mevlani (Shaba) Titullin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Për punën e shquar dhe vlerat e veçanta artistike të demonstruara si valltare dhe koreografe pranë Ansamblit të Ushtrisë; krahas kontributit të çmuar dhënë në përgatitjen dhe pjesëmarrjen e ekipit të vajzave shqiptare në Gjimnastradën e 14-të Botërore, si dhe në vlerësim të veprimtarisë së saj të vyer prej aktivisteje të spikatur shoqërore”, shkruhet në faqen e Presidencës.

Mimoza Mevlani është mamaja e Armina Mevlanit, e cila është e fejuara e Shkëlzenit, djali i Sali Berishës.

Redaksia Online 
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

SHBA e BE dënojnë në bllok dhunën në protestën e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës

SHBA e BE dënojnë në bllok dhunën në protestën e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës