Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Pragë, Andrew Schapiro, ka njoftuar se do të marë pjesë në 9 maj në Moskë, për 70 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Presidenti i Çekisë, Milos Zeman, është shprehur se i ka mbyllur derën ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Pragë, Andrew Schapiro, për në presidencën çeke, për shkak të komenteve të tij për udhëtimin e planifikuar të Zemanit në Moskë.
Në një intervistë të Ambasadorit Schapiro për një Televizioni në Çeki javën e kaluar, ai tha se do të jetë çështje e “pakëndshme” nëse Zeman do të ishte i vetmi shef i shtetit në Bashkimin Evropian, që merr pjesë në ceremoninë e 9 maj-it.
Ndërsa, Zeman në faqen e Internetit, Parlamentni Listy, tha: “ Nuk mund ta imagjinoj se si ambasadori çek në Uashington, të këshillojë presidentin amerikan se ku të udhëtoj”.
Ai ka theksuar se për shkak të komenteve kritike të ambasadorit Schapiro, dera e presidencës është e mbyllur për të.
Pjesa më e madhe e liderëve të Bashkimit Evropian nuk do të marin pjesë në ceremoninë në Moskë, për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës, nga ana e Rusisë, vitin e kaluar, dhe për rolin e Moskës në luftimet në pjesën lindore të Ukrainës.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

ambasadorit amerikan Schapiro">