Për herë të parë iu dha vlerësimi një gazetareje me personalitet, e para dhe ndër të vetmet që ka punuar në CNN të shteteve të bashkuara të Amerikës Nexhmije Zaimi. Një personalitet shqiptar me famë botërore, e panjohur për brezat shqiptarë do të vlerësohet nga kreu i shtetit në mesditë. Nexhmije Zaimi ka raportuar në CNN për luftën botërore para dhe pas saj. Madje, ajo është nderuar edhe nga ish presidenti amerikan Rusvelt. Iku nga Shqipëria në moshën 16 vjeçare drejt Amerikës dhe ka vdekur në vitet e para të demokracisë. Vetëm 22 vite pas rënies së komunizmit, Shqipëria i kthen kësaj gazetareje shqiptare me famë botërore emrin e merituar.
Adile Xhabija, është gazetarja ndër më të vjetrat e shtypit shqiptar, e cila do të marrë dekoratën sot nga presidenti i Republikës. Tani që ka kaluar të 80 vitet ajo kujton se ka qenë e para spikere “Ju flet radio Shkodra”, e më pas “Ju flet Moska”. Vetë Xhabija ka pasur një karrierë të gjatë gjatë luftës në Shqipëri dhe ka qenë gjimnaziste kur filloi transmetimet për herë të parë. Edhe vajza e saj, Ludmilla Xhabija, e cila fatkeqësisht është ndarë nga jeta para kohe, për shumë vite me radhë punoi si gazetare por edhe shkrimtare.
Në ditën e 8 marsit, presidenti nderoi edhe gazetaren Tefta Radi, e cila vetëm pak ditë më parë përfundoi misionin e saj në TVSh pas daljes në pension. Ky është brezi i tretë i gazetarëve.
(aq/sg/shqiptarja.com)