
Dronët luftarakë kanë rënë në dy qytete egjiptiane ditën e djeshme, ka konfirmuar presidenti egjiptian, Abdel Fattah el Sisi. Ai u bëri thirrje të gjitha kombeve të respektojnë sovranitetin dhe pozicionin e Egjiptit në rajon.
Presidenti tha se Egjipti do të vazhdojë të luajë një rol pozitiv në konfliktin Izrael-Hamas dhe nuk dëshiron që ai të zgjerohet rajonalisht.
Zëdhënësi i ushtrisë egjiptiane, koloneli Gharib Abdel-Hafez në një deklaratë konfirmoi se mbi një ndërtesë në qytetin Taba ka rënë një dron i paidentifikuar, raporton SkyNews.
"Në incidentin u plagosën 6 persona, të cilët pas ndërhyrjes së parë janë liruar nga spitali. Ngjarja po hetohet nga një ekip ekspertësh të përbërë nga autoritete përkatëse", tha Abdel-Hafez.
Sipas lajmit të televizionit Al-Kairo i cili transmeton në Egjipt, një raketë ka rënë në qytetin Nuweiba që ndodhet në brigjet e Gjirit Akaba në juglindje të Gadishullit Sinai. Ministria e Jashtme e Izraelit pretendoi se ato ishin nisur nga lëvizja Houthi në Jemen dhe se ato kishin për qëllim të dëmtonin Izraelin.
Lajmi kryesor:
Netanyahu drejtuar kombit: Është lufta jonë e dytë e pavarësisë, fito ose pusho së ekzistuari! Izraeli tërheq ambasadorin në Turqi










