Presidenti egjiptian reagon pas Incidentit me dronë: Të ruhet sovraniteti i vendit tonë, nuk duam të zgjerohet konflikti

Presidenti egjiptian reagon pas Incidentit me dronë: Të ruhet sovraniteti i vendit tonë, nuk duam të zgjerohet konflikti

1698489760_abd.jpg

Dronët luftarakë kanë rënë në dy qytete egjiptiane ditën e djeshme, ka konfirmuar presidenti egjiptian, Abdel Fattah el Sisi. Ai u bëri thirrje të gjitha kombeve të respektojnë sovranitetin dhe pozicionin e Egjiptit në rajon.

Presidenti tha se Egjipti do të vazhdojë të luajë një rol pozitiv në konfliktin Izrael-Hamas dhe nuk dëshiron që ai të zgjerohet rajonalisht.

Zëdhënësi i ushtrisë egjiptiane, koloneli Gharib Abdel-Hafez në një deklaratë konfirmoi se mbi një ndërtesë në qytetin Taba ka rënë një dron i paidentifikuar, raporton SkyNews.

"Në incidentin u plagosën 6 persona, të cilët pas ndërhyrjes së parë janë liruar nga spitali. Ngjarja po hetohet nga një ekip ekspertësh të përbërë nga autoritete përkatëse", tha Abdel-Hafez.

Sipas lajmit të televizionit Al-Kairo i cili transmeton në Egjipt, një raketë ka rënë në qytetin Nuweiba që ndodhet në brigjet e Gjirit Akaba në juglindje të Gadishullit Sinai. Ministria e Jashtme e Izraelit pretendoi se ato ishin nisur nga lëvizja Houthi në Jemen dhe se ato kishin për qëllim të dëmtonin Izraelin. 


Lajmi kryesor:

Netanyahu drejtuar kombit: Është lufta jonë e dytë e pavarësisë, fito ose pusho së ekzistuari! Izraeli tërheq ambasadorin në Turqi


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Kryepiskopi Anastas uron Pashkët: Vëmendja në Ukrainë dhe Gaza, të mposhtim hidhërimet me fuqinë e Ngjalljes

Kryepiskopi Anastas uron Pashkët: Vëmendja në Ukrainë dhe Gaza, të mposhtim hidhërimet me fuqinë e Ngjalljes