Presidentin i Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan ka zhvilluar dy biseda telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron dhe me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.
Diskutimi u përqëndrua në një sërë çështjesh që lidhen me përhapjen e koronavirusit.
Presidentët shprehën gatishmërinë e tyre për të krijuar bashkëpunim në luftën kundër infeksionit, përfshirë përmes ministrive të shëndetësisë dhe agjencive të tjera përkatëse dhe të vazhdojnë koordinimin e ngushtë për të siguruar kthimin e qytetarëve në vendet e tyre.

Presidentët e Rusisë dhe Turqisë patën një shkëmbim të hollësishëm të pikëpamjeve mbi zhvillimet në Siri, përfshirë zbatimin e marrëveshjeve për zonën e Idlibit, kryesisht Protokollin Shtesë të Memorandumit të Soçit të 17 shtatorit 2018, të miratuar në Moskë në 5 Mars në vitin 2020.
Nevoja për pajtim të pakushtëzuar me parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës Arabe Siriane u riafirmua.
Përveç kësaj, çështjet aktuale të bashkëpunimit ruso-turk janë adresuar, kryesisht në sferën tregtare dhe ekonomike, përfshirë zbatimin e projekteve të përbashkëta në sektorin e energjisë bërthamore dhe zgjerimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe transport.
/Shqiptarja.comKomente


Ca eshte ky lajm turkofil? Kush po e vret ca ben erdogani mor turkoshage?!
Përgjigju