Vizita e Erdogan në Shqipëri/ Me Ramën zotohen të thellojnë bashkëpunimin! Dega e Universitetit teknik të Stambollit hapet në Tiranë! Pas inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë niset drejt Beogradit

TIRANË- Disa orë por intensive zgjati vizita zyrtare e Presidentit turk Erdogan sot (10 tetor) në Tiranë. Nën masa të rrepta sigurie, ai u prit fillimisht me ceremoni nga Presidenti Begaj ndërsa bashkë me Kryeministrin Rama morën pjesë në mbledhjen e dytë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë. Pas takimit Rama dhe Erdogan folën për intensifikim të bashkëpunimit, sidomos në ushtri. Erdogan përsëriti thirrjen për luftë ndaj FETO, ndërsa Kryeministri nënvizoi dronët kamikazë dhuratë.  

Avioni i Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan preku tokën shqiptare në orën 11:00, për të nisur këtë 10 tetor vizitën shtetërore njëditore në Shqipëri

I shoqëruar nga bashkëshortja në këtë vizitë, sa zyrtare aq edhe historike, në aeroportin e ndërkombëtar “Nënë Tereza” presidenti turk u prit nga një pjesë e kabinetit qeveritar, zv kryeministrja Balluku, ministri i Jashtëm Hasani dhe ai i Brendshëm Hoxha.

Forca të shumta policie dhe eskorta me më shumë se 10 makina shoqëruese, e shoqëruan nga Rinasi drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” që ishte mbushur me flamuj të Turqisë e ato kombëtar shqiptar.

Ndalesën e parë, Erdogan e pati në Presidencë, te homologu i tij Bajram Begaj, ku u prit me ceremoni shtetërore. Fillimisht, himni turk e më tej edhe ai kombëtar.

Takimit kokë më kokë gati 30 minutësh me Presidentin Begaj, i parapriu një bisedë e shkurtër mes dy homologëve

Vetëm pak metra nga Presidenca, në godinën kryeministrore, e priti kryeministri Edi Rama, ku shtrëngimit të duarve nuk u mungoi as përqafimi.

Pas takimit kokë më kokë dhe atij të Këshillit të Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi, i dyti në radhë, u nënshkruan edhe disa marrëveshje.

Pas marrëveshjeve, Rama mirënjohës njoftoi edhe dhurimin e dronëve kamikazë nga Turqia.

E çmoj dhuratën e presidentit Erdogan në këto kohë të trazuara ku bota ka marrë një drejtim të çuditshëm për ta thënë me një fjalë të butë, për t’i dhënë ushtrisë së Shqipërisë, një numër të konsiderueshëm dornësh kamikazë. Dhuratë që s’duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria, por besoj se është një dhuratë që përmbledh brenda një mesazh të qartë të Turqisë në raport me këtë marrëdhënie, që Shqipëria është e pagoditshme.

Erdogan tha se me bashkëpunimin mes dy vendeve, duhet t’i jepet fund rrënjëve të organizatës terroriste FETO.

 “Do të ofrojmë mbështetje për forcat e armatosura, trajtimet luftarake, diskutuam edhe çështjen e luftës së përbashkët, ndaj organizatave terroriste, veçanërisht FETO-s, ta luftojmë përmes vendimeve që kemi marrë sot”

Me Ramën presidenti turk firmosi një deklaratë të përbashkët për të forcuar bashkëpunimin dhe u firmosen 3 marreveshje mes tyre në fushën e bujqësisë e arsimit. Një nga këto është hapja e degës së  Universitetit Teknik të Stambollit në Tiranë.

 Sot ne firmosëm disa marrëveshje, të gjitha të rëndësishme, por më e rëndësishmja dhe më e mirëpritura dhe pak si e shumëpritura nga ana jonë ishte firmosja e marrëveshjes për Universitetin Teknik të Stambollit në Tiranë. 

 Universiteti Teknik i Stambollit është i kuotuar ndër universitetet më të mira të botës. Eshtë hera e parë në praktikën e Republikës së Turqisë që bën diçka të tillë dhe kjo thjesht dhe vetëm për përkushtimin e presidentit Erdogan ndaj kësaj marrëdhënieje vëllazëror dhe prandaj dua që ta falënderoj specifikisht për këtë marrëveshje të nënshkruar sot dhe uroj dhe dua të besoj që edhe në implementim, njerëzit që do të merren me zbatimin e marrëveshjes do të kenë, të paktën, gjysmën e energjisë dhe të këmbënguljes të presidentit sepse t’i kërkosh që ta kenë të tërën është diçka që është jo realiste' tha Rama. 

Inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, presidenti turk e quajti dhuratë për shqiptarët, ndërsa Rama tha se është projekt i vëllazërisë turko-shqiptare. Pas Tiranës, Presidenti turk udhëton drejt Beogradit, aty ku nesër do të ketë takime me krerët e shtetit të Serbisë.

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, është lënë jashtë ceremonisë se Namazgjasë, fakt i njoftuar publikisht nga vetë ai, ndërsa në emër të komunitetit, në inaugurim do të jetë Myftiu i Tiranës, Gazmend Teqja, (Bilal Teqja) i cili do të edhe imami zyrtar i Xhamisë së Madhe.

Për menaxhimin e xhamisë së ndërtuar si një kompleks multifunksional që do t’u shërbejë edhe qytetarëve të tjerë, sikurse edhe turistëve, do të ngrihet një Fondacion, në krye të të cilit do të jetë imami i Xhamisë së Namazgjasë, në përbërje të të cilit mund të ketë edhe përfaqësues nga Turqia.

Axhenda e presidenti Erdogan ne Tirane 
11:30- Ceremonia e pritjes në presidencë, takim kokë më kokë me presidentin Begaj
12:20- Takimi Tête-à-tête i Kryeministrit Edi Rama me Presidentin Erdoğan
13:15- Këshilli i Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi
14:25- Firmosja e marrëveshjeve respektive mes dy vendeve
14:35- Deklaratë e përbashkët e Kryeministrit Rama - Presidentit Erdoğan
15:00- Drekë në Pallatin e Brigadave
16:50- Ceremonia e inaugurimit të Xhamisë
18:30 -Pas ceremonisë largimi nga Tirana drejt Beogradit
 

Ndiqni lajmet në zhvillim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:59
Presidenca zbardh takimin kokë më kokë mes Begajt e Erdogan: Të angazhuar edhe për zhvillimet në Lindjen e Mesme, forcim i marrëdhënieve në 8 fusha!

1728555577_21.jpeg

Takimi Begaj-Erdogan në Presidencë

Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim homologun turk, Recep Tayyip Erdoğan, i cili po zhvillon një vizitë shtetërore në Shqipëri ditën e sotme (10 Tetor).

Presidenca ka zbardhur edhe tematikat e takimit, nga ai kokë më kokë, tek delegacionet përkatëse. Mes të tjerash biseda është fokusuar në “marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve”.

“Mik të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, e konsideroi Begaj presidentin Erdogan.

“Jam shumë i përkushtuar që të fuqizojmë bashkëpunimin tonë vëllazëror, një bashkëpunim që mbetet prioriteti ynë, një bashkëpunim që u dëshmua me solidaritetin e popujve tanë përgjatë situatave të shkaktuara nga tërmetet”, njofton presidenca, duke theksuar se “ky bashkëpunim do të një njohë rritje të mëtejshme me këtë vizitë dhe me nënshkrimin e marrëveshjeve përkatëse”.

Kreu i shtetit vuri në dukje edhe vullnetin e palës sonë për të vijuar e forcuar bashkëpunimin më tej.

Sipas tij:

“Mbajtja e Takimit të Dytë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë, është mundësi e mirë për të diskutuar në mënyrë më të thellë dhe më konkrete bashkëpunimin dypalësh në fusha, si: siguria, mbrojtja, energjia e rinovueshme, ekonomia dhe tregtia, infrastruktura, turizmi, mjedisi dhe çështje të tjera thelbësore”.

U vlerësua bashkëpunimi në mbështetjen e integrimit drejt NATO-s të Shqipërisë dhe atë të misioneve ushtarake, apo edukimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura.

“Shqipëria mbetet e angazhuar për të shkëmbyer pikëpamje dhe opinione mbi çështjet e sigurisë, të cilat lidhen dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rajonin tonë dhe në Lindjen e Mesme”, tha Begaj.

 Teksa e falënderoi edhe për ndihmën ndaj Kosovës, presidenti bisedoi me Erdogan edhe për forcimin e marrëdhënieve në fushat ekonomike.

“Turqia është ndër partnerët më të mëdhenj tregtarë të Shqipërisë. Investimet turke e bëjnë Turqinë partnerin e katërt më të madh tregtar të Shqipërisë. Mirëpresim kompanitë turke për të investuar në Shqipëri në sektorë të ndryshëm, si: infrastrukturë, turizëm, energji, teknologji, bujqësi, si dhe në industrinë e prodhimit dhe të përpunimit”, theksoi Begaj.

Ora 14:12
Shqipëri - Turqi firmosin 3 marrëveshje/ Synohet skemë sigurimi për bujqësinë si e Turqisë! Universiteti teknik i Stambollit hap degë në Tiranë

Qeveria shqiptare do të bashkëpunojë me Turqinë për të krijuar një skemë për sigurimin e sektorit të bujqësisë. Deklarata e bashkëpunimit për këtë çështje u firmos nga Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj dhe homologu i saj turk Ibrahim Yumakli.

Përmes kësaj deklarate të nënshkruar synohet që modeli i sigurimeve të bujqësisë që përdoret në Turqi të mund të jetë funksional edhe në vendin tonë. Modeli turk i sigurimit të të mbjellave përfshin subvencione nga shteti.

50% e primit të sigurimit për të mbjellat që dëmtohen nga kushtet klimatike subvencionohet nga qeveria turke, pjesa tjetër nga fermeri, e njëjta skemë është edhe për sigurimin e serave. Po ashtu skema turke parashikon që 2/3 e primit të sigurimit për frutat që dëmtohen në rast ngricash mbulohet nga shteti.

Në rast se një model i tillë sigurimesh do të aplikohej edhe në vendin tonë, mbështetja që do të merrnin fermerët do të ishte e konsiderueshme, pasi aktualisht sigurimi në sektorin bujqësor shqiptar është thuajse jo-ekzistent, duke bërë që në raste stuhish apo përmbytjesh fermerët të humbasin të gjithë mundin e tyre. Po ashtu mungesa e një skeme sigurimi për bujqësinë, ju ka vështirësuar edhe aksesin në financë fermerëve.

Protokolli tjetër i nënshkruar ishte mes ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu me presidentin e Këshillit të Arsimit të Lartë e Republikës së Turqisë Erol Ozvar.

Protokoll synon hapjen e një dege, për program studimi nga Universiteti Teknik i Stambollit në Shqipëri.

Bashkëpunimi me palën turke do të shtrihet edhe në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin, ku u firmos Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Media dhe Informim të Shqipërisë dhe Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë.

Marreveshjet dhe kush i firmosi
1. Deklarata e synimit mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi të mbështetur nga shteti midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë të Republikës së Turqisë. 
Zyrtarët nënshkrues:
Për palën shqiptare: znj. Anila Denaj, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Për palën turke: z. Ibrahim YUMAKLI, Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë
2. Protokoll ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Lartë të Arsimit të Republikës së Turqisë për Hapjen e Degës, Njësisë Akademike, Programeve të Studimit nga Universiteti Teknik i Stambollit në Shqipëri.
Për palën shqiptare: znj. Ogerta Manastirliu, Ministër i Arsimit dhe Sportit
Për palën turke: z. Erol Ozvar, President i Kryesisë së Këshillit të Arsimit të Lartë e Republikës së Turqisë.
3. Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Media dhe Informim të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë për bashkëpunim në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin.
Zyrtarët nënshkrues:
Për palën shqiptare: z. Alteo Hysi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim;
Për palën turke: z. Fahrettin Altun, Drejtor i Komunikimit të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë  
Ora 13:31
VIDEO/ Takimi kokë më kokë i Kryeministrit Rama me Presidentin Erdoğan, detajet në dhomën e bisedimeve

Takimi kokë më kokë mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk Erdogan mbahet në zyrën e kryeministrit Rama në godinën e qeverisë.

Pas fotos zyrtare të dy u drejtuan për tu ulur në këndin e zyrës së kryeministrit. Në tavolinë ishin 3 flamuj: kuq e zi, ai turk dhe ai i bashkimit Europian. Nuk mund të mungojnë as lapsat me ngjyra apo kutija me bojrat e pikturave.

Pas takimit në Kryeministri pritet të mbahet Këshilli i Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi dhe më pas do të bëhet firmosja e marrëveshjeve respektive mes dy vendeve.

Më pas kryeministri Rama dhe presidenti Erdogan do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për shtyp

Ora 13:10
Begaj i 'ankohet' Erdoganit: Zyrat shumë të vogla, 600 metër katror! Po i them Edit na duhet ndërtesë tjetër (VIDEO)

Presidenti i Turqisë u prit nga presidenti Begaj në zyrën e tij.

Në një moment kur Erdogani së bashku me Begajn po futeshin për në zyrën e këtij të fundit, Presidenti Begaj ka thënë se zyrat e presidencës janë të vgola në krahasim me atë të pallatit që Erdogan ka.

"Zyrat janë shumë të vogla... po nja 600 metra katrorë. Po i them Edit, që kemi nevojë për të, për të ndërtuar një ndërtesë tjetër' tha Begaj.

Ora 12:54
FOTOLAJM/ Erdogan në Tiranë, policët me snajper në tarracën e Pallatit të Kongreseve! Në bulevard valëvisin flamujt kuq e zi dhe ai turq

Policia ka forcuar masat e sigurisë me rastin e vizitës së presidentit turk Erdogan. Ndërkohë që janë bllokuar dhe akset ku do të lëvizë presidenti turk dhe delegacioni që e shoqëron.

Ka dhe efektivë policie dhe me snajper ndodhen në tarracën e pallatit  të Kongreseve. Ndërkohë bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ është zbukuruar me flamuj kuq e zi dhe flamujt e shtetit turk.

 

Ora 12:20
Erdogan mbërrin në Kryeministri, pritet nga Rama

 

Presidenti turk Erdogan pas pritjes nga Begaj ka mbërritur në Kryeministri. Erdogan u prit nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Bashkë do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, ndërkohë që do ketë edhe një takim të nivelit të lartë mes dy delegacioneve.

 

Ora 12:18
Erdogan në Tiranë, ja momenti kur mbërrin në Rinas! Pritet nga Hasani

Ministri i Punëve të jashtme Igli Hasani ka pritur ditën e sotme presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, i cili mbërriti në Tiranë rreth orës 11:00.

Në një postim në rrjetin social X Hasi shkruan: Mirëserdhe në Tiranë President.

Ora 11:38
Erdogan në Tiranë, pritet me ceremoni nga Presidenti Begaj

 

Presidenti turk Erdogan ka mbërritur në vendin tonë. Erdogani u prit me ceremoni shtetërore nga homologu Bajram Begaj.  

Ora 11:11
VIDEOLAJM/ Presidenti turk në Tiranë, ja pamjet e eskortës që e shoqëron

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në Rinas. Ai është nisur drejt Presidencës, ku do të pritet me ceremoni nga homologu Bajram Begaj.

Report Tv sjell pamjet e eskortës që shoqëron Erdoganin.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 10/10/2024 14:11

    Dy burra shteti. Edo her i nderon Shqiptarët me veçantit tuaja. Vënd i vogël jemi, por këto miqësira e aftësira të tuaja, janë jasht dimemensjonit tonë si Shqiptarë. Je gjigand. Veç mos u mer me parlamentin, vrej punët maton.

    Përgjigju
  • Hahaha: 10/10/2024 13:40

    Kan fillu mediat portalet greke tu plas nga inati, per miqesine shqiptaro-turke.

    Përgjigju
  • Beni: 10/10/2024 13:23

    Burre shteti jo llafe

    Përgjigju
  • Eri: 10/10/2024 12:05

    Respekte mikut me te mire te shqiperise presidentit erdogan te turqise

    Përgjigju
    • Dervishi: 10/10/2024 12:15

      NE DO BAJM SHTETIN TONË BEKATSHI...

  • Or tej: 10/10/2024 11:37

    Keni harruar te zbuluar bustin e Skenderbeut or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Servili: 10/10/2024 09:34

    Dhe ne vazhdojme te behemi servilat e kujtdo qe vjen te ky vend dhe ja shesim te gjithe Shqiperine per nje cope buke te huajve dhe kjo ndodh fale politikaneve ndyresira qe kemi

    Përgjigju
    • E DREJTA: 10/10/2024 14:29

      FORCA EDI RAMA STRATEGU I SHQIPERISE MODERNE...QENTE LE TE LEHIN KARVANI SHKON PERPARA

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Pagat ulen te privati, eksperti: Punonjësi shihet si kosto e jo investim

Pagat ulen te privati, eksperti: Punonjësi shihet si kosto e jo investim