Presidenti Erdogan: Turqia do vazhdojë të mbrojë të drejtat e saj! Zgjaten me tre muaj kërkimet për gaz në Egje

Presidenti Erdogan: Turqia do vazhdojë të mbrojë të drejtat e saj! Zgjaten me tre muaj kërkimet për gaz në Egje

Teksa Turqia shënoi sot 98-vjetorin e betejës vendimtare të Luftës së Pavarësisë kundër forcave greke, kërcënimi i një konflikti të ri me Athinën po shfaqet në Mesdheun lindor.

"Lufta e Turqisë për pavarësi dhe të ardhme vazhdon edhe sot," - tha Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një mesazh për të përkujtuar Ditën e Fitores.

"Absolutisht nuk është rastësi që ata që kërkojnë të na përjashtojnë nga Mesdheu lindor janë të njëjtët pushtues si ata që u përpoqën të pushtonin atdheun tonë një shekull më parë."- tha Erdogan

Në javët e fundit, forcat turke dhe greke janë përfshirë në një seri stërvitjesh ushtarake në detin midis Qipros dhe ishullit grek të Kretës.

"Turqia, në veçanti në Mesdheun lindor, nuk do të përkulet para gjuhës kërcënuese dhe shantazheve. Ajo do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e saj që dalin nga e drejta ndërkombëtare dhe marrëveshjet dypalëshe," - tha presidenti turk.

Ndërsa vendosi një kurorë me lule në mauzoleumin e themeluesit të Republikës Turke, Mustafa Kemal Ataturk në kryeqytetin Ankara, Erdogan shkroi në librin përkujtimor se

"Arritjet tona të larta në fusha të ndryshme janë treguesi më i qartë i vullnetit tonë për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e vendit tonë".

Ai tha gjithashtu se "Ne jemi të vendosur të hyjmë në vitin 2023, ku do të festojmë 100 vjetorin e Republikës sonë, si një vend më i fortë, më i pavarur dhe më i prosperuar në aspektin ekonomik, ushtarak, politik dhe diplomatik."

Greqia ka kundërshtuar kërkimet e Turqisë për gaz dhe naftë në Mesdheun Lindor, teksa Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije luftarake për të eksploruar për gaz me anijen Oruci Reis, duke thënë se Ankaraja dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë të drejta në rajon.
Ankaraja ka thënë më herët se burimet e energjisë pranë ishullit të Qipros duhet të ndahen në mënyrë të drejtë midis TRNC, e cila I ka lëshuar një licencë kompanisë shtetërore të naftës Turke Petroleum.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ka njoftuar se anija turke Oruç Reis do të qëndrojë në Mesdheun lindor edhe për 90 ditë të tjera.
Njëzet e katër orë pas ultimatumit të dërguar nga BE për sanksione, Mevlut Cavusoglu deklaroi se Ankaraja nuk ka ndërmend të tërhiqet nga shelfi kontinental grek dhe qipriot dhe vuri në dukje se një seri e segmentuar NAVTEX do të lëshohet për studimin sizmologjik për secilën zonë veçmas dhe në data të ndryshme.
Siç sqaroi ai, NAVTEX i parë do të ketë të bëjë me sondazhet në zonat perëndimore (zonat e memorandumit Turko-Libian) dhe në fund të periudhës 3-mujore Oruç Reis do t’i afrohet territorit turk.

Ministri i Jashtëm turk, sipas ‘Prothema’, duke përshkruar si një shkak të luftës (Casus Belli) çdo zgjerim të mundshëm të ujërave territoriale greke në Egje, në veçanti, vuri në dukje se’ Ankaraja nuk është e bezdisur nga zgjerimi i tyre në Detin Jon’.

“Greqia vepron si të dojë atje ku ka të drejta. Kjo nuk na shqetëson. Sidoqoftë, në Egje ata nuk mund t’i shtrijnë kufijtë e tyre në 12 milje. Ky është një shkak për luftë”.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë