Soçi/Rusi, Erdogan takohet me Putin, Presidenti turk: Ska zgjatje të armëpushimit, kurdët jo në zonën 32 km, Asad: Erdogan hajdut, po vjedh tokën tonë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vazhdon të sfidojë bashkësinë ndërkombëtare.

“I gjithë perëndimi, përfshirë shtetet e NATO-s dhe BE-së, na sulmuan dhe u afruan me tërroristët” – tha presidenti turk.

Deklarata e Erdogan nuk është e rastësishme. Ai është takuar në Soç me presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar për ofensivën turke dhe për "masat e nevojshme" që do të merren në Veri-Lindjen e Sirisë.

Me përfundimin e armëpushimi pesë-ditor, Ankaraja ka deklaruar se nuk do të ketë zgjatje të mëtejshme.

Turqia dëshiron tërheqjen e militantëve kurdë nga zona e sigurisë që Erdogan synon të krijojë në kufi, një zonë prej 32 kilometrash në të cilën Turqia synon të rivendosë një pjesë të 3.6 milion refugjatëve sirianë të mirëpritur në bazë të një marrëveshjeje me BE.

Ndërsa Ministri gjerman i Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, dje kërkoi krijimin e një zone sigurie nën kontroll ndërkombëtar "në rajonet e Sirisë në kufirin me Turqinë".

Propozimi do të zyrtarizohet në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s në 24 dhe 25 tetor.

Presidenti turk dje u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara, duke kërkuar tërheqjen e kurdëve. Përndryshe, kërcënoni ai, "operacioni do të fillojë". I vetmi që mund ta ndalojë duket se është vetë Putini (i cili dje pati një bisedë telefonike me Macron), dhe që do të duhet të kërkojë një kompromis të vështirë midis Erdogan, Asad dhe Kurdëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:49
Pompeo: Turqia ka probleme të ligjshme të sigurisë me PKK

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se "sigurisht është arritur disa përparime" para skadimit 120-orësh të marrëveshjes së armëpushimit të negociuar midis SH.B.A. dhe Turqisë.

Pompeo, duke folur në mbledhjen e Presidentit të Fondacionit Heritage, nuk hyri në detaje, duke sugjeruar se ai do të shtjellonte më vonë në fjalimet e tij.

"E vërteta ishte se nuk është në interesin e Turqisë si aleat i NATO-s për të vazhduar ofensivën ushtarake. E vërteta ishte se prania jonë në Siri ynë ndalur krimet e ISIS. Ne mendojmë se jemi në një botë më të mirë tani," - tha Pompeo. "Presidenti Trump përdori fuqinë ekonomike amerikane, fuqinë tonë ekonomike, për të shmangur një konflikt kinetik me një aleat të NATO-s," vazhdoi ai.

Pompeo deklaroi se për punën që administrata Trump për ndërtimin e koalicionit D-ISIS "nuk është folur kurrë". "Puna që kemi bërë për të formuar atë ekip, e kombinuar me shkatërrimin e kalifatit në Siri dhe Irak, ishte e rëndësishme dhe efektive," tha ai.

Pompeo pranoi se forcat kurde "ishin luftëtarë të shkëlqyeshëm", por përsëriti se Shtetet e Bashkuara janë "të vetëdijshëm" se Turqia ka "probleme të ligjshme të sigurisë" me PKK.

Ora 14:11
Dmitry Peskov: Forca e vetme e armatosur dhe e ligjshme në Siri janë forcat e armatosura të Federatës Ruse

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ipyetur sot nëse armëpushimi do të zgjatet, tha se "Pala turke duhet të pyetet këtë. … Ishte një marrëveshje që u arrit në Ankara midis përfaqësuesve të Sh.B.A dhe Turqisë. Sot do të ketë një shkëmbim informacioni midis dy presidentëve të Turqisë dhe Rusisë. Pas bisedimeve, do të ketë një konferencë për shtyp”.

I pyetur nëse Rusia është e gatshme të lejojë ushtrinë turke të mbetet në Siri, Peskov tha se kjo ishte çështje për qeverinë dhe Presidentin sirian Bashar al-Asad.

"Ju e dini se forcat e vetme të armatosura që ndodhen në mënyrë të ligjshme në Siri me kërkesën e udhëheqjes siriane janë forcat e armatosura të Federatës Ruse," tha ai.

 

Ora 13:39
Gjermani, Karrenbauer: Gjermania dhe NATO të kontrollojnë 'zonën e sigurisë' në veri të Sirisë

 

Ministrja gjermane e Mbrojtjes ka kërkuar krijimin e një zone të sigurisë në veri të Sirisë, që do të kontrollohej nga forcat ndërkombëtare. Propozimi është dakorduar me kancelaren dhe është dërguar tek partnerët.
Ajo do ta prezantojë idenë e saj për një zonë të sigurisë në veri të Sirisë në kornizat e takimi të NATO-s, të enjten dhe të premten, në Bruksel. Ministrja e Mbrojtjes (njëkohësisht kryetare e partisë CDU) Annegret Kramp-Karrenbauer deklaroi për 'Deutschen Wellen' se duhet të trajtohet edhe mundësia e pjesëmarrjes apo jo të ushtarëve gjermanë në sigurimin e kësaj zone. Qëllimi është krijimi i mundësive për një program civil të rindërtimit.
Situata e sigurisë në veri të Sirisë ngarkon në mënyrë masive edhe sigurinë në Evropë dhe Gjermani, theksoi liderja e CDU. Në këtë situatë, Gjermania dhe evropianët nuk mund të jenë pasivë si deri tani. Ndaj "kërkohet një impuls politik nga Gjermania për një iniciativë të mirëfilltë brenda NATO-s", tha Kramp-Karrenbauer. "Çështja se si mund do të duket një zgjidhje konkrete dhe si mund të arrihet një zonë ndërkombëtare e sigurisë duhet të trajtohet edhe me Rusinë dhe Turqinë, me qëllim që gjendja të qetësohet atje. Qëllimi është që të vazhdohet lufta kundër milicëve terroristë të 'Shtetit Islamik'", theksoi ministrja.

Ora 13:16
Kanë nisur në Soçi bisedimet midis Presidentit Vladimir Putin dhe homologut të tij turk Rexhep Tajip Erdogan

Më parë, Kremlin ka refuzuar të spekulojë për zgjatjen e pushimit pesë-ditor të luftimeve në veri të Sirisë, i cili duhet të përfundojë sot.

Sipas Moskës zyrtare, çështja mund të trajtohej në diskutimet midis Putin dhe Erdogan më vonë.

Zyrtarët irakenë kanë pretenduar se trupat amerikane që tërhiqen nga Siria nuk do pranohen për të qëndruar në Irak, duke kundërshtuar komentet e sekretarit të mbrojtjes amerikane Mark Esper të hënën se forcat amerikane që largohen nga Siria do të ripozicionohen në Irakun perëndimor.

Të martën, komanda e operacioneve të përbashkëta të Irakut përmes një deklarate tha se të gjitha trupat amerikane që u tërhoqën nga Siria kishin marrë miratimin për të hyrë në rajonin kurd të Irakut.

 "Asnjë aprovim nuk është dhënë për ato forca të mbeten brenda Irakut," thuhet në deklaratë.

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar më parë se trupat amerikane që vijnë nga Siria tani do të rishpërndahen dhe të mbeten në rajon për të monitoruar situatën dhe për të parandaluar një përsëritje të vitit 2014, kur kërcënimi i lënë pas dore i ISIS u rizgjua në Siri dhe Irak.

Nuk është e qartë se çfarë do të thotë deklarata e Irakut, nëse disa trupa amerikane do lejohen të vendosen në Irak apo thjesht mund të kalojnë nëpër Irak.

Ora 12:03
Siria, Erdogan drejt Moskës: Nuk do lejojmë në kufi një korridor për kurdët, Asad: Erdogan po vjedh tokën tonë

Erdogan-GettyImages-1141867154.jpg" style="height:439px; width:780px" />

Duke u nisur për në Soçi, ku do të takohet me Vladimir Putin, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka njoftuar se në fund të armëpushimit të rënë dakord me SH.B.A. ushtria e tij do të rifillojë ofensivën në veri-lindje të Sirisë sonte "me edhe më shumë vendosmëri ", nëse milicitë kurdë të Ypg nuk do të braktisin ‘zonën e sigurt’, një zonë tamponizuese në lindje të Eufratit, përgjatë kufirit.

Erdogan i bëri deklaratat në një konferencë për shtyp në aeroportin Esenboga në Ankara.

"Ne nuk do të lejojmë krijimin e një korridori për terroristët në kufirin tonë, paralajmëroi Erdogan. Nëse nuk respektohet marrëveshja, ne do të ndërhyjmë ushtarakisht”, - tha presidenti turk.

"Me mikun tim Vladimir Putin do të flasim për situatën në Siri. Unë gjithashtu dua të diskutojmë me të marrëveshjen tonë për të mbrojtur paqen në Idlib", shtoi Erdogan. "Shpresojmë të arrijmë marrëveshjen e dëshiruar", me Putin në tërheqjen e militantëve kurd nga këto zona, tha ai.

Presidenti sirian Asad: Erdogan vjedh tokën tonë

Ndërkohë, Presidenti Sirian Bashar al Asad, duke vizituar trupat në provincën veriperëndimore të Idlib, i ka drejtuar gishtin homologut të tij turk duke thënë: ​​Erdogan është një hajdut, ai ka vjedhur fabrika, grurë dhe vaj dhe sot vjedh token tonë.

Autoritetet e Damaskut kanë saktësuar se "Presidenti Asad ka takuar anëtarët e ushtrisë Siriane në vijën e parë të luftimeve në qytetin e Hbeit".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë