TIRANE- Nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Erjon Braçe është shprehur në adresën e tij në rrjetin social facebook se vendit i duhet një president i ndershëm, duke deklaruar njëherësh se ai nuk do të votojë asnjë kandidat të korruptuar për të çuar dëm votën e tij.
"Dy gjera dua të them: E para,pushteti pa moral-është ky që kemi, pushtet për të vjedhur. E dyta, na duhet një President i ndershëm. Unë kam vetëm një votë dhe nuk kam ndërmend ta jap për cilindo të korruptuar. Do të votoj për një njeri të ndershëm, burrë apo grua qoftë", ka qënë deklarata e djeshme e numrit dy të grupit parlamentar të PS Braçe. Deklarata ka ardhur pas daljes një nga një të kandidatëve të rinj për President.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com