Në fund të argumenteve që paraqiti për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, presidenti Ilir Meta zgjodhi të firmosë përpara kamerave dhe gazetarëve dekretin që shfuqizon datën për zgjedhjet lokale në vend. Pasi ka hedhur firmën ai e ka kthyer dokumentin përpara kamerave për të dëshmuar aktin e tij.
Ndërsa pas kësaj presidenti ka bërë edhe simbolin e shqiponjës me dy duar për të dëshmuar se vendimi i tij vjen pikërisht për të mirën e vendit, gjë për të cilën u shpreh edhe gjatë fjalës së tij.
Këtë gjest e kemi parë edhe më herët nga lideri demokrat Lulzim Basha, që pasi këndon himnin në fund të çdo proteste, më tej bën simbolin e shqiponjës.
Lajmi kryesor:
Meta firmos LIVE dekretin e anulimit pa afat të zgjedhjeve: Datën e re caktojeni me marrëveshje politike (VIDEO)
Ora 09:13
Presidenti firmos dekretin për anulimin e zgjedhjeve dhe pozon me simbolin e shqiponjës (FOTO)