MOSKE - Presidenti francez, Francois Hollande në udhëtimin e tij zyrtar në Moskë, u takua me presidentin rus Vladimir Putin në pallatin e Kremlinit.

Gjatë takimit të tyre presidenti francez ka folur në lidhje me të drejtat e njeriut në Rusi si dhe marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve.

Hollande theksoi dëshirën për të fuqizuar ekonominë e Francës duke rritur lidhjet tregtare me Rusinë. Ai shtoi se Rusia është një aleat e vjetër e Francës dhe marrëdhëniet që bashkojnë të dy vendet janë historike.

Marrëdhëniet janë aq të forta pasi bëhet fjalë për dy vende të mëdha të cilat janë anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të cilët kanë një përgjegjësi të për rregullimin e konflikteve ndërkombëtare dhe për të parandaluar kërcënimet e terrorizmit.

Holland falenderoi gjithashtu Putinin për mbështetjen e operacionit ushtarak të Francës në Mali në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Udhëheqësi francez tha se ai do të diskutojë me Rusinë edhe mbi konfliktet ndërkombëtare përfshirë Afganistanin dhe Sirinë.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)