TIRANE- Ambasadorja gjermane e quan procesin e zgjedhjes së presidentit korrekt, duke u shprehur se kështu u parandaluan zgjedhjet e parakohshme. Në një intervistë për "DË", Holtkemper, shprehet optimiste se presidenti i zgjedhur Bujar Nishani do të përpiqet të përfaqësojë unitetin e popullit.
"Parlamenti shqiptar zgjodhi presidentin e ri në një proces kushtetues dhe kjo është më e rëndësishmja. Sigurisht që ne dhe të tjerë kishim shpresuar të arrihej konsensusi. Bujar Nishani më duket një zgjedhje e mirë, unë i kam shprehur atij urimet e mia. Përvoja e bashkëpunimit me të kanë qenë pozitive, qoftë si ministër Drejtësie ashtu edhe si ministër i Brendshëm. Procesi ishte korrekt në përputhje me Kushtetutën.
Zgjedhjet e parakohshme mundën të parandaloheshin" tha Holtlemper. Sipas saj, tani duhet të përmbyllet puna me prioritetet e mbetura për përafrimin me BE. "Ambiciet për vjeshtën e ardhshme janë tashmë të njohura, po kështu edhe kushtet. Komisioneri Füle i ka sjellë edhe njëherë në vëmendje pikat e mbetura gjatë fjalës së mbajtur përpara parlamentit shqiptar. Për më tepër këtu nuk është fjala për kërkesa ?të huaja?, por për një katalog detyrash, të cilat shqiptarët ia kanë vënë vetes në kuadër të të ashtuquajturit "action plan", thotë ajo.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com