Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, ka mbërritur në Izrael sot (6 Shkurt), duke u bërë lideri i parë i Amerikës Latine që viziton shtetin hebre që nga fillimi i luftës kundër Hamasit në Gaza dhe duke hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe.
Udhëtimi tre-ditor i solidaritetit, i cili është vizita e tij jashtë vendit që nga marrja e detyrës dy muaj më parë, sinjalizon një ndryshim të madh në politikën e jashtme të Argjentinës ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit pas dekadave mbështetjes së vendeve arabe, raportojnë mediat e huaja.
Ai pritet të vizitojë një kibbutz në kufi me Gazën, i cili u godit rëndë nga terroristët e Hamasit gjatë masakrës së 7 tetorit, do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzoh.
Më pas do të vizitojë Muzeun e Holokaustit Yad Vashem në Jerusalem. Në shenjë miqësie, Milei ka emëruar rabinin e tij, Axel Wahnish, i cili po e shoqëron në vizitë, si ambasadorin e ardhshëm të Argjentinës në Izrael.
Pjesë e delegacionit është edhe ministrja e jashtme e Argjentinës, Diana Mondino. Netanyahu e ftoi Milei në Jerusalem gjatë një bisede telefonike në dhjetor, duke e quajtur atë një “mik të vërtetë” të Izraelit.
Milei u zgjodh në nëntor në mes të një krize ekonomike dhe inflacionit në rritje që ka prekur prej kohësh vendin e madh të Amerikës së Jugut.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?
-
Po
10.4%
-
Jo
85.6%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 3414
Lajme të tjera
-
Embargoja tregëtare e Turqisë ndaj Izraelit dhe pasojat e saj
9 Maj, 17:30
-
Lufta/ Biden: Nëse Netanyahu sulmon Rafahun, ndalojmë furnizimet me armë! Izraeli: Komente shumë zhgënjyese nga presidenti amerikan
9 Maj, 09:24
-
Lufta/ SHBA ndalon furnizimin me bomba në Izrael për shkak të frikës për Rafah! Ushtria izraelite, plan për një vit luftë në Gaza
8 Maj, 08:38
-
Policia gjermane i largon protestuesit propalestinezë nga Universiteti i Berlinit
7 Maj, 18:28
-
Lufta në Gaza/ Ushtria izraelite: Morëm kontrollin e kalimit në Rafah, 20 militantë të Hamasit të vrarë
7 Maj, 07:47
-
Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e disa pjesëve të Rafahut në prag të sulmit tokësor
6 Maj, 16:43
-
Protestat pro-palestineze mund të ndikojnë në zgjedhjet e nëntorit për Shtëpinë e Bardhë
6 Maj, 15:40
-
Hamasi i thotë ‘po’ marrëveshjes për armëpushim, por Izraeli nuk tërhiqet: Po sulmojmë në Rafah! Propozimi, larg kërkesave tona
6 Maj, 08:42
-
Protestat pro-palestineze në SHBA, studentët largohen nga kampusi i Universitetit të Kalifornisë Jugore
5 Maj, 14:56
-
OKB e shqetësuar: Rindërtimi i Gazës mund të zgjasë 80 vjet
4 Maj, 13:11
-
Lufta në Gaza/ Media: Hamasi drejt lirimit të pengjeve edhe pa ndalimin e sulmeve Izraelite! Katari pranon kërkesën e SHBA për të dëbuar liderët e fraksionit palestinez
4 Maj, 08:57
-
Sot Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, konflikti në Gaza më vdekjeprurës për gazetarët
3 Maj, 08:35