Bayern Munich shkarkoi trajnerin italian, Carlo Anceloti pas humbjes turpëruese me PSG.

Por, në prononcimin për media Presidenti i ekipit “bavarez” u shpreh se rezultatet nuk ishte arsyeja e vetme që e çoi drejt shkarkimit Ancelotin.

Pavarësisht mungesës së rezultateve në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve, Uli Honess shtoi se italiani kishte 5 lojtarë të rëndësishëm kundër tij.

Për këtë Honnes u shpreh se është e padurueshme të kesh kundër 5 lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.

“Si trajner nuk guxon të kesh kundërshtar lojtarët më të mirë. Në jetën time kam mësuar një shprehje: Armiku në shtratin tënd është më i keqi. Prandaj duhejt ta zgjidhnim këtë situatë”, shtoi Honnes.

Anceloti u shkarkua të enjten një ditë pas humbjes në Paris.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com