Presidenti i BERZH Chakrabarti:
Modeli në rajon mbetet Maqedonia
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, presidenti i BERZH ka deklaruar se konsideron Maqedoninë si model për t’u marrë nga vendet fqinje, përfshi Shqipërinë, lidhur me politikat e tyre ekonomike.
TIRANE - Shqipëria duhet të adoptojë politika të reja ekonomike, deklaroi në një intervistë për Zërin e Amerikës presidenti i Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, Suma Chakrabarti. Sipas tij, vendet e Ballkanit duhet të mendojnë në mënyrë rajonale.
Cilat janë sfidat kryesore me të cilat ndeshet Shqipëria dhe si po e ndihmon Banka që t’i kapërcejë?Unë mendoj se problemi kryesor për vendin është se bazohet së tepërmi tek remitancat nga Italia, apo nga Greqia. Shqipëria duhet ta marketojë veten tek investitorët e huaj më mirë se në të kaluarën. Në Shqipëri shpirti i biznesit është shumë i mirë. Maqedonia ka bërë punë shumë të mirë për marketimin dhe ka tërhequr një numër të madh investitorësh, prandaj mesazhi im për vendet e rajonit është: shikoni si ka punuar Maqedonia dhe përshtateni modelin e saj tek vendi juaj.
Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia kanë patur ngadalësim të madh, apo rritje negative ekonomike. Mendoni se rajoni do të jetë në gjendje t’i rikthehet rritjes së para krizës?Ato mund të përfitojnë nga rimëkëmbja e ekonomisë botërore, nëse marrin tani masa përmes politikave ekonomike. Kam besimin se kjo do të ndodhë, se këto vende kanë shpirtin e biznesit dhe përkushtimin politik për të bërë atë që duhet.
Konkurrueshmëria dhe rritja e eksporteve janë të rëndësishme për rritjen ekonomike. Si po i ndihmon BERZH këto vende të jenë më kompetitive në ekonominë rajonale dhe globale dhe që të rrisin eksportet?Të jesh konkurrues, të jesh tërheqës për investitorët e brendshëm dhe të jashtëm, duhet të krijosh kushtet e favorshme në vend, për përmirësimin e klimës së investimeve. Ne i këshillojmë vende si Shqipëria, Kosova, apo Maqedonia, të mendojnë në mënyrë rajonale, pra të orjentohen sipas rajonit.
Marrë me shkurtime nga VOAShkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
17.4%
-
Jo
77.3%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 172
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21