Presidenti i BERZH-it në Tiranë, Denaj: Fokusi te turizmi dhe bujqësia
Sir Suma Chakrabarti dhe Anila Denaj
TIRANE-Presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim Sir Suma Chakrabarti po zhvillon një vizitë në Shqipëri. Gjatë takimit me ministren e Ekonomisë, Anila Denaj ai vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me autoritetet shqiptare dhe shprehu angazhimin që ky bashkëpunim të forcohet akoma më tej. Ministrja Denaj tha në një prononcim pas takimit me Presidentit e BERZH se qeveria është angazhuar në zhvillimin e disa sektorëve të ekonomisë ku dhe BERZH ka dhënë mbështetje në vitet e fundit, si turizmi apo bujqësia.
“BERZH ka treguar angazhim në këto sektorë dhe këtë angazhim e ka bërë nëpërmjet zhvillimit të portofolit të tij si në sektorin publik, me projekte në infrastrukturë, ashtu dhe në sektorin privat, sidomos me mbështetjen që i ka dhënë bizneseve në mënyrë të drejtpërdrejtë, por edhe nëpërmjet mbështetjes që i ka bërë këtyre të fundit në akses në financë, në marrjen e kredive, me kushte më të mira dhe me superimin e problemit që ekziston te garancia nëpërmjet programeve të mbështetjes me fonde garancie, ku dhe qeveria shqiptare është e angazhuar në një prej tyre, në atë në bujqësi, në programin e 180 milionë eurove të cilin ne e kemi lançuar në 2016-ën", u shpreh Ministrja Denaj.
Angazhimi i BERZH në mbështetjen e këtyre sektorëve të ekonomisë është konfirmuar edhe në takimin e sotëm, ndërkohë është shprehur dhe angazhimi për të ndihmuar në përmirësimin e arsimit profesional në vendin tonë, duke e çuar atë në një nivel më të lartë.
“Ne jemi duke punuar si qeveri shqiptare në shkollat profesionale në disa drejtime, por në fushën e turizmit dhe të bujqësisë BERZH kërkon të angazhohet më shumë edhe në krijimin e një strukture më të qëndrueshme për bizneset, ajo që është forca punëtore, e cila të jetë jo vetëm e qëndrueshme, por të jetë dhe e aftë dhe kjo aftësi të mbështetet me programe suporti dhe nga BERZH”, tha Ministrja Denaj.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2828
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skema e TVSH-së në bujqësi shkakton debate në Komisionin Ekonomisë/ Braçe-Denaj: Ka 6 vjet që bëni studime! Ministrja: Gati ta rishikojmë tatimin
13 Nëntor, 16:33
-
Komisioni i Ekonomisë/ Denaj për buxhetin 2025: Rrisim mbështetjen me subvencione të skemës për produktet, 4% më shumë buxhet nga viti i kaluar
13 Nëntor, 14:51
-
Denaj prezanton pr.buxhetin 2025: 15 miliardë lekë për bujqësinë dhe zhvillimin rural! Lançojmë skemën e Garancisë Sovrane në 2025
11 Nëntor, 12:32
-
Decentralizimi i shërbimeve bujqësore-Denaj: Marrëveshja me 4 bashki një shërbim dhe vendimmarrje më e mirë
22 Tetor, 15:10
-
Vlorë/ Ministrja Denaj prezanton Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi
21 Tetor, 17:05
-
Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, ju përgëzoj! Rama: Hungaria, model për ne! 350 milionë euro investime
11 Tetor, 14:18
-
Skema Kombëtare e Investimeve për fermerët, Veliaj: Aplikoni deri më 8 Nëntor për të përfituar falas pajisje që lehtësojnë punën tuaj
8 Tetor, 16:21
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
Hapen aplikimet, fermerët 5 javë për të bërë gati dosjet! Grante deri në 50% nga shteti
30 Shtator, 15:39
-
136 milionë Euro granti i BE për rehabilitimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit! Qeveria miraton marrëveshjen me BERZH-in
25 Shtator, 18:45
-
Vendimet e qeverisë/ Miratohet 'Skema Kombëtare e Investimeve në ferma', Denaj: 50 % grant për fermerët, aplikimet nisin nga 1 tetori
18 Shtator, 12:21
-
Denaj në Komisionin për Ekonominë dhe Financat: Prodhimi organik, prioritet për të ardhmen e bujqësisë shqiptare
16 Shtator, 12:01