Në kuadrin e 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Bullgarisë, dhe në vazhdën e marrëdhenieve të shkëlqyera politike që ekzistojnë midis dy vëndeve në datat 16 dhe 17 Janar 2014 do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vëndin tonë Presidenti i Bullgarisë, zoti Rosen Plevneliev. Kjo vizitë cila zhvillohet me ftesë të presidentit të Shqipërisë zotit Bujar Nishani është pjesë e vizitave zyrtare të nivelit të lartë midis dy vëndeve.
Nuk mund të mos evidentohet fakti historik se Bullgaria ka qënë nga vendet e para që ka njohur pavarësinë dhe krijimin e shtetit të ri shqiptar në 28 Nëntor 1912, ku në fund të muajit prill 1914 u nënshkruan letrat kredenciale. Në kryeqytetin bullgar, Sofje kanë zhvilluar aktivitet një sërë organizatash patriotike shqiptare të cilat kanë luajtur rol të jashtëzakonshëm në rilindjen tonë kombëtare.
Aktualisht, marrëdhëniet politike midis Shqipërisë me Bullgarinë konsiderohen të shkëlqyera dhe faktor i rëndësishëm për ruajtjen dhe stabilitetin në rajonin tonë. Bullgaria ka mbështetur vazhdimisht përparimin e bërë nga Shqipëria në këto vite tranzicioni duke qënë një avokate për reformat e ndërmara nga qeveritë shqiptare. Shqipëria dhe Bullgaria kanë patur një mirëkuptim të plotë për çështjet më të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare, ato janë antare të strukturave institucionale rajonale dhe kanë kontribuar në zhvillimin e tyre. Bullgaria ka mbeshtetur vazhdimisht integrimin e Shqipërisë në institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare. Antarësimi i vendit tonë në NATO dhe integrimi në Bashkimin Europian kanë patur vazhdimisht përkrahjen e Bullgarisë. Bullgaria ka vlerësuar pozitivisht hapat që ka bërë Shqipëria për integrimin në Bashkimin Europian dhe ishte pro marrjes së statusit të vëndit kandidat në muajin dhjetor te vitit që sapo kaloi. Nga ana tjetër Bullgaria është një nga vëndet e para që ka njohur shtetin e ri të Kosovës. Bullgaria është vend antar i Bashkimit Europian.
Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e muajit qershor 2013, e cila drejtohet nga kryeministri Edi Rama është e vendosur dhe e angazhuar për ti çuar më tej marrëdhëniet midis dy vendeve. Vizita e presidentit Plevneliev, pason atë të zhvilluar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, zoti Kristian Vigenin, i cili u prit më 22 Nëntor 2013 nga homologu Ditmir Bushati, por edhe nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta.
Krahas marrëdhënieve politike midis dy vëndeve, një vënd të veçantë zënë edhe marrëdhëniet ekonomike. Shkëmbimet tregtare dhe marrëdhëniet ekonomike kanë ardhur duke u rritur nga viti në vit. Një sërë firmash bullgare zhvillojnë aktivitet në vëndin tonë dhe institucionet e biznesit kanë kontakte reciproke dhe janë të angazhuara e interesuara për ti zgjeruar ato më tej. Sistemi bankar bullgar është i pranishëm prej disa vitesh në vendin tonë nëpërmjet FiBank, kompani biznesi nga bullgaria janë prezente në panairet që realizohen në Tiranë, apo organizimi i Forumeve të Biznesit janë shprehje e interesit ekonomik dhe tregtar për ti zgjeruar ato.
Janë evidentuar dhe janë me interes për të dy vëndet sektore të tillë si energjitika, transporti, turizmi, arsimi, kultura, etj. Ndërtimi i Koridorit 8-të, linja e gazsjellësit Trans Adriatik Pipelin (TAP) janë me mjaft interes për Shqipërinë, Bullgarinë dhe krejt rajonin Ballkanik e më gjërë. Bullgaria është një nga vëndet kryesore në prodhimin e eksportin e energjisë elektrike në rajon. Në funksion të zgjerimit të këtyre marrëdhënieve do të jete edhe organizimi i sesionin e gjashtë të Komisionit të Përbashkët Bullgari-Shqipëri, për të cilën kanë rënë dakort dy ministrat e jashtëm, respektivë Bushati e Vigenin në takimin e zhvilluar 22 nëndor të vitit që kaloi.
Shprehje e marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vëndeve dhe përpjekjeve për ti çuar ato më tej është edhe fakti që qeveria e Bullgarisë emëroi në maj të vitit 2012, një Konsull Nderi në vëndin tonë i cili është i angazhuar për të rritur më shumë njohjet reciproke dhe afrimin midis dy vendeve rona.
Kush është President i Republikës së Bullgarisë Rosen Plevneliev?
Rosen Plevneliev është i katërti President i Republikës së Bullgarisë, i zgjedhur në mënyrë demokratike, me votim të drejtpërdrejtë nga populli, në raundin e dytë, në zgjedhjet presidenciale të zhvilluara në 30 tetor 2011, me një shumicë prej 53.8 % të votave. Rosen Plevneliev e bëri betimin presidencial më 19 janar 2012 dhe zyrtarisht e mori detyrën nga paraardhësi i tij Georgi Përvanov më 22 janar 2012.
Rosen Plevneliev Ai ka lindur më 14 maj 1964, në qytetin Gotse Delçev në një familje arsimtaresh.Babai i tij ishte mësues i letërsisë, dhe nëna e tij ishte mësuese e matematikës. Vitet e para shkollore dhe arsimin e mesëm i ka kryer në Blagoevgrad, ku në vitin 1982 u diplomua ne Shkenca Natyrore dhe Shkollen e Lartë të Matematikës. Në të njëjtin vit, ai erdhi për herë të parë në Konkursin Kombëtar të Programimit .
Nga 1982 deri 1984, ai bëri shërbimin ushtarak në shkollën ushtarake për oficerët rezervë në qytetin e Pleven dhe Qendrës Komandës së Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Bullgare, Sofje.
Nga viti 1984 deri 1989, ai ka studiuar dhe është diplomuar në Universitetin Teknik në Sofje në Shkenca Kompjuterike. Si student, ai mori pjesë në zhvillimin e produkteve të reja në laboratorin e Universitetit Teknik dhe Institutin Kombëtar të Teknologjisë së Mikroprocesoreve. Prej vitit 1989 deri 1990, ai punoi në Institutin e Teknologjisë se Mikroprocesoreve.
Në vitin 1990, ai krijoi “Iris International” sh.a. dhe ishte menaxher i kompanisë në Gjermani nga vitet 1990 deri në 1998. Në këtë periudhë, ai ishte përgjegjës për menaxhimin dhe përfundimin e më shumë se 80 projekteve të ndërtimit në Gjermani. Ai mori pjesë në zbatimin dhe përfundimin e projekteve të Reichstag-ut, Commerzbank Frankfurt, Mynih Aeroportit dhe Düsseldorf Aeroportit. Nga viti 1999 deri 2009, ai filloi disa nga projektet më të mëdha të Bullgarisë, duke përfshirë Sofje Parkun e Biznesit dhe Residential Park Sofje.
Nga viti 2004 deri 2009, si një nga menaxherët kryesorë në Bullgari, ai ishte i përfshirë në shërbim aktiv për komunitetin si anëtar i bordit të drejtorëve të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Bullgari. Ka qenë anëtar i bordit të Konfederatës të Punëdhënësve dhe Industrialistëve në Bullgari dhe ka qenë anëtar i bordit të Fondacionit për fëmijët.
Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, ai mbajti postin e Ministrit të Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike në qeverinë e kryeministrit Bojko Borisov.
Nga 2009 në 2011, ai ishte përgjegjës për ndërtimin e të autostradave në Bullgari, një strategji për ndërtimin e rrugëve, Programin Kombëtar Efikasitetin e Energjisë, arritjen e zhvillimit të barabartë rajonal dhe prezantimin e një qasje të re në menaxhimin e fondeve të BE në Bullgari.
Flet rrjedhshëm gjermanisht dhe anglisht. Eshtë i martuar dhe ka tre fëmijë.
Shkrimi u publikua sot (16.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com