Presidenti i Egjiptit bën thirrje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë: Kjo luftë duhet të ndalet

Presidenti i Egjiptit bën thirrje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë: Kjo luftë duhet të ndalet

1667830262_Abdel.PNG

Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi bëri thirrje për t'i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës në një fjalim gjatë hapjes së Samitit të Liderëve Botërore në konferencën e OKB-së për klimën COP27.

“E gjithë bota po vuan për shkak të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës. Kjo luftë duhet të ndalet, kjo luftë dhe vuajtjet që ajo ka shkaktuar, duhet të përfundojë”, tha Sisi. 

Samiti i klimës i OKB-së i këtij viti po mbahet në qytetin turistik egjiptian Sharm El-Sheikh, ku mijëra negociatorë dhe avokatë të klimës do të mblidhen për të ngritur ambiciet e tyre për krizën klimatike. Negociatorët nga afro 200 vende, gjatë dy javëve të ardhshme, do të debatojnë propozimet e ardhshme të energjisë së pastër për të parandaluar pasojat më të këqija të krizës klimatike.

Sisi u bëri thirrje udhëheqësve botërorë që të marrin urgjentisht "më shumë masa dhe veprime" për të sqaruar se si do të reduktojnë emetimet, gjë që do të inkurajojë palët e interesuara të lëshojnë "fondet e duhura" për të përballuar sfidën e ndryshimit të klimës.

"Nuk ka kohë për t'u ulur, nuk ka hapësirë ​​për hezitim për hir të brezave të ardhshëm", tha Sisi. 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Peskov: Rusia është e hapur për negociata! Rishi Sunak do të vizitojë shumë shpejt Ukrainën! Shefi i OKB-së thirrje samitit të Klimës: Bashkëpunoni ose vdisni


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Holanda zhvendoset djathtas

Holanda zhvendoset djathtas