Drejtoria e Përgjithshme e Markave dhe Patentave në bashkëpunim me Zyrën Europine të Patentave po organizojnë sot në Tiranë takimin vjetor në të cilin marrin pjesë 38 vende.

Ministrja e zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi para çeljes së këtij takimi ka pritur në një takim Presidentin e Zyrës Evropiane të Patentave, Benoit Battistelli.

Në takim është diskutuar për thellimin e mëtejshëm ndërmjet shtetit shqiptar dhe Zyrës Evropian të Patentave. Ekonomi ka theksuar se shteti shqiptar rëndësi të madhe i kushton forcimit të mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale.

‘’Nga ana e Zyrës Evropiane të Patentave, nëpërmjet bashkëpunimit me Drejtorinë e Patentave dhe Markave, do të kemi mbështetje të plotë në mënyrë që bizneset shqiptare të përfitojnë nga të gjitha mundësitë që ofron Zyra, nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të inovative të bizneseve, shfrytëzimit të burimeve të disponueshme pa pagesë, por edhe për inkurajimin e transferimit të teknologjisë si dhe rritjen e kapaciteteve njerëzore në fushën e markave dhe patentave’’, është shprehur Ekononomi.

Presidenti  i Zyrës Evropiane të Patentave, z. Benoit Battistelli, në konferencën për shtyp, tha: ‘’Patentat janë një mjet i rëndësishëm për të tërhequr investime të huaja në Shqipëri dhe për të lehtësuar transferimin e teknologjisë në vendin tuaj. Është e rëndësishme që të rritet ndërgjegjësimi ndërmjet SME-ve dhe universiteteve në Shqipëri, mbi rëndësinë e mbrojtjes ligjore të shpikjeve të tyre. Me Ministren Ekonomi biseduam se si do të mundemi të ndihmojmë më shumë bizneset e vogla dhe të mesme. Për këtë, ne propozojmë të nënshkruajmë një marrëveshje nëpërmjet së cilës do të inkurajomë këto ndërmarrje, përmes asistencës tonë, në përfshirjen e asaj që njihet si garantim i patentës, duke paguar vetëm 20 % të kostos së përgjithshme''.

milva ekonomi

milva ekonomi
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com