“Gjatë vizitës timë në Spanjë, m’u dha mundësia të promovoj Shqipërinë në prag të nevociatave pëer anëtarësim në BE. Pata mundësinë gjithashtu, të takoj përfaqëesues të familjes mbretërore, biznesmenë, familje aristokrate të Spanjës dhe në bisedat që pata me ta, u përpoqa të shpalos vlerat e Shqipërisë dhe mundësinë që ofron ajo për investimet e huaja. Biznesmenë spanjollë, të të gjitha fushave, porn ë veçanti të industrisë financiare, të sigurimeve, si dhe të agroturizmit e bujqësisë, shprehën interes për vendin tonë dhe një pjesë e tyre, madje edhe nga New York, që ishin në këto takime, Brenda një afati 3-mujor, do të vizitojnë Tiranën. Gjithashtu, pata mundësinë të takoj dhe profesorë të njohur spanjoll, me të cilët bisedova për mundësinë e ofrimit të bursave studentëve shqiptarë, me qëllim që edhe Tirana të bëhet si metropolet tjera, dhe këta student, pas studimeve në Spanjë, të kthehen në vendin e tyre, si një aset shumë i çmuar”, tha Morinaj, duke falenderuiar familjen mbretërorë të Spanjës për vlerësimin e bërë.
[gallery]25545[/gallery]
Në mbrëmjen gala, në Madrid ishte i pranishëm edhe një pjestar i familjes mbretërore spanjolle, Enrique de Barbon.
“Është e rëndësishme prania e Z.Morinaj, pasi ne këtu në Spanjë, kemi nevojë për përfaqësues të denjë të Shqipqrisë. Ai është një biznemen që gjithçka e ka arritur vetë dhe e vlerësojmë shumë edhe rolin e tij si filantrop. Ai është një personalitet i rëndësishëm nga Shqipëria dhe është shumë e rëndsësishme për ne, që ai ndodhet këtu në Spanjë”, tha -Enrique de Barbon
Ndërsa Z.Morinaj, i pyetur që faktin që ndodhej në një nga qendrat e krishtërimit, u shpreh se kjo nuk përmente problem, madje ishte kënaqësi për të, pasi Spanja njihet si vendi ku feja islamke ka pasur shtrirje.
Ndërsa përfaqësuesi i familjes mbretërore tha se, “jemi të krishterë, por kemi një komunitetet të madh musyman ne vend dhe se Spanja i mirëpret të gjithë dhe nuk përbën problem për ne përkatësia fetare, përkundrazi është një aset që ndihmon të kuptojmë palën tjetër.
Biznesmeni Kadri Morinaj, President i pronar i Eurosig dhe Insig, eshte i njohur si filantrop dhe promovues i vlerave me te spikatuara te kombit shqiptar.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO






