Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino uron ekipin e Teutës për titullin kampion

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino uron ekipin e Teutës për titullin kampion

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe nëpërmjet tij edhe skuadrës së Teutës, me rastin e shpalljes kampione e Shqipërisë, për edicionin 2020-2021.

Në letrën e tij, kreu i qeverisë së futbollit ndërkombëtar shprehet se ky titull për ekipin e Teutës vjen si rezultat i një pune të palodhur, pasionit dhe përkushtimit, ndërsa inkurajon skuadrën të vazhdojë të punojë me të njëjtën vendosmëri.

Presidenti Infantino, në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit falenderon Presidentin e FSHF-së për kontributin që ka dhënë në zhvillimin dhe prosperitetin e futbollit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon e botë.

‘I dashur President, Më lejoni të uroj ekipin e Teutës për kurorëzimin si kampione e Shqipërisë për edicionin 2020-2021.

Ky titull vjen pa dyshim si rezultat i punës së palodhur, pasionit dhe përkushtimit dhe çdokush në klub duhet të ndihet krenar për këtë arritje të rëndësishme. Do t’ju isha mirënjohës nëse do t’ia shprehnit urimet e mia çdokujt që ka qenë i përfshirë, të cilët i inkurajoj të vazhdojnë të punojnë me shpirtin e skuadrës, pasion dhe vendosmëri.

Në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, përfitoj nga rasti për t’ju falenderuar juve dhe Federatën tuaj për kontributin tuaj në zhvillimin dhe prosperitetin e futbollit në Shqipëri, rajonin tuaj dhe në botë.Pres të shihemi së shpejti, Juaji sinqerisht, Gianni Infantino.- shkruhet në letrën e Ginni Infantino.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm