Presidenti i FIGC, Giancarlo Abete në Tiranë më 16 Prill

Presidenti i FIGC, Giancarlo Abete në Tiranë më 16 Prill
Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Xhankarko Abete, do të vizitojë Shqipërinë, më 16 prill, ku pritet të nënshkruajë një marrëveshje me homologun e tij shqiptar, Armand Duka, në lidhje me heqjen e termit “ekstrakomunitar” të lojtarëve shqiptarë që aktivizohen në nivelet e ndryshme të kampionateve italiane.

Abete, i cili e viziton për herë të parë vendin tonë, do të zhvillojë një “takimi kokë më kokë” me Dukë, për rreth 20 minuta, përpara se të zhvillojë një takim më të gjerë me Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së, ku do të njihet edhe me një historik të shkurtër të futbollit shqiptar.

Duka dhe Abete do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku do të firmosin në prani të medias edhe marrëveshjen në fjalë. Shqipëria ka arritur të firmosë marrëveshje për heqjen e termit ekstrakomunitar me Greqinë dhe Francën. Sipas Albania-sport, axhenda presidenti Abete vazhdon me një ceremoni inaugurimi në fshatin “SOS”, ndërsa në orën 12, ai do të pritet nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, përpara se miku i lartë italian të niset në vendin e tij.

Shqipëria e futbollit ka raporte shumë të mira me Italinë, madje ia vlen të kujtojmë faktin se trajneri aktual i Kombëtares shqiptare është italiani Xhani De Biazi. Në vendin tonë punon si trajner edhe Mauro De Vekis te Kamza, ndërkohë që më parë kanë punuar edhe Xhuzepe Dosena me përfaqësuesen, Leonardo Menikini me Tiranën dhe Ticiano Gori me Erzenin dhe Partizanin.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta