Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit. Armand Duka ishte sërish në Elbasan për të inspektuar punimet në impiantin ku Kombëtarja do të luajë takimet eliminatore për Euro 2016. “Elbasan Arena” duhet të jetë gati për sfidën e radhës me Danimarkën më 11 Tetor dhe pikërisht për këtë arsye, presidenti Armand Duka i kërkoi kompanisë ndërtuese që të përfundojë në kohë punimet.

Duka tha se për shkak të interesimit të madh të tifozëve, biletat mund të jenë problem, ndonëse nuk kanë dalë ende në shitje, pasi një gjë e tillë do të ndodhë me shumë gjasa më 5 Tetor. “Elbasan Arena” duhet të jetë gati për sfidën e radhës me Danimarkën më 11 Tetor. Punimet në stadium janë në metrat e fundit, teksa stolat, tapeti, ndriçimi, dhomat e zhveshjes, salla e konferencave, parkingu dhe gjithçka tjetër pothuajse është gati për inaugurimin më 11 Tetor.


d.b/shqiptarja.com