Interi kishte një dosje për ish-gjyqtarin Massimo De Santis. Këtë e ka konfirmuar në gjyqin për çështjen e dosjeve ilegale Giuliano Tavaroli, ish-kreu i sigurisë së “Telecomit” dhe “Pirellit”. Ai ka konfirmuar se e ka marrë kërkesën drejtpërdrejt nga presidenti i Interit, Massimo Moratti, për t’u kujdesur për “Hajdutët”, që ka lidhje në veçanti me arbitrin e ndeshjes:

“Moratti më kërkoi të përgjoja telefonatat e De Santisit”. Për Interin - Tavaroli ka saktësuar se kërkesa e bërë nga Moratti ishte për Interin, duke shtuar gjithashtu se ka pasur kontakte me zyrtarin e zikaltërve Giacinto Fachetin për detajet organizative.

Në këtë dosje, sipas ish-kreut të sigurisë, figuronin 4 emra të tjerë, ku përfshihen edhe ata të ish-drejtorit sportiv të Mesinas e Genoas, Marano Fabiani, si dhe të arbitrit anësor Enrico Cenikola.

Faktet kanë ndodhur në fillim të vitit 2003, kur mes të përbalturve të Tavarolit ka përfunduar edhe Bobo Vieri, i cili në atë kohë ishte sulmuesi i zikaltërve. Ndërkohë, De Santis ishte i dyshuar se “dëmtonte” Interin dhe favorizonte Juventusin. Për dosjen “Hajdutët” ka folur në 2006- ën edhe Emanuele Cipriani, hetues privat, i cili është i pandehur në gjyqin milanez me disa dhjetëra njerëz të tjerë. (rb/shqiptarja.com)