Presidenti i Iranit kritikon sulmet e SHBA kundër grupit Houthi

Presidenti i Iranit kritikon sulmet e SHBA kundër grupit Houthi

Ebrahim Raisi

1705265376_ebrahimraisi.png

Ebrahim Raisi

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi kritikoi të dielën sulmet e fundit amerikane në Jemen gjatë një telefonate me një zyrtar të lartë Houthi, duke pretenduar se ato zbuluan “natyrën agresive” të vendit.

SHBA kreu sulme kundër objektivave Houthi në Jemen javën e kaluar në përgjigje të sulmeve të grupit të mbështetur nga Irani ndaj anijeve të Detit të Kuq, të cilat sipas saj janë hakmarrje kundër Izraelit për luftën e tij në Gaza, raporton CNN.

“Pa dyshim, veprime të tilla kundër njerëzve që kanë rezistuar ndaj agresionit të huaj për vite me radhë dhe tani po luajnë një rol efektiv në mbrojtjen e popullit palestinez, refuzohen dhe dënohen nga kombet lirikërkuese të botës”, tha Raisi.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Gaza, Ministria e Shëndetësisë: Mbi 24 mijë të vrarë që nga fillimi i luftës! SHBA rrëzon një raketë të rebelëve Houthi drejtuar luftanijes amerikane në Detin e Kuq!


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen