Nuk do të ketë më sulme kundër vendeve fqinje. Këtë e ka vendosur Këshilli i përkohshëm i udhëheqjes, sipas presidentit Massoud Pezeshkian.

“Këshilli vendosi dje se nuk do të ketë më sulme ndaj vendeve kufitare dhe as lëshime raketash, përveç nëse këto vende sulmojnë të parat Iranin”, tha presidenti sipas asaj që raporton agjencia Fars. “U kërkoj falje vendeve fqinje. Nuk kemi asnjë qëllim të pushtojmë vende të tjera”, siguroi gjithashtu Pezeshkian, një nga tre drejtuesit e Këshillit të përkohshëm.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Presidenti iranian: Falje fqinjëve, nuk sulmojmë më nëse s'e bëni! Trump: U dorëzuan, sot do t'i godasim fort! Hapet Hormuzi, Irani: Shënjestër vetëm anijet e SHBA e Izraelit