Presidenti i Italisë Sergio Mattarella i dërgon telegram falenderimi Presidentit Meta
Presidenti i Italisë Sergio Mattarella dhe presidenti Ilir Meta
Presidenti i Italisë Sergio Mattarella i dërgoi një telegram falenderimi Presidentit të Republikës, Ilir Meta pas urimeve që Kryetari i Shtetit shqiptar i dërgoi për rizgjedhjen e tij për një mandat të dytë në detyrë.
Presidenti Mattarella e garanton Presidentin Meta “për të vijuar punën e kryer deri tani, me synimin për të forcuar më tej lidhjet e miqësisë midis dy vendeve tona, në përputhje të plotë me vlerat euro-atlantike dhe angazhimin italian në favor të integrimit të Shqipërisë në institucionet europiane”.
Gjithashtu Presidenti Mettarella i shkruan Kryetarit të Shtetit shqiptar se “vërej me kënaqësi se lidhjet midis popujve tanë, jashtëzakonisht të forta, ushqehen vazhdimisht nga roli dinamik i komunitetit shqiptar në Itali dhe nga kontributi i komunitetit italian në Shqipëri”.
Telegrami i plotë i presidentit Mattarella drejtuar presidentit Meta
Zoti President, i dashur Mik,
Mora me kënaqësi urimet që më dërguat me rastin e rizgjedhjes sime, President i Republikës. Ju jam mirënjohës për këtë tjetër dëshmi të vëmendjes Suaj ndaj Italisë dhe meje personalisht.
Në nisje të kësaj periudhe të re shtatëvjeçare dëshiroj të shpreh, edhe një herë, dëshirën time për të vijuar punën e kryer deri tani, me synimin për të forcuar më tej lidhjet e miqësisë midis dy vendeve tona, në përputhje të plotë me vlerat euro-atlantike dhe angazhimin italian në favor të integrimit të Shqipërisë në institucionet europiane.
Kjo perspektivë do të vijojë të shërbejë si frymëzim në detyrën time si President i Republikës së Italisë. Pikërisht për këtë, vërej me kënaqësi se lidhjet midis popujve tanë, jashtëzakonisht të forta, ushqehen vazhdimisht nga roli dinamik i komunitetit shqiptar në Itali dhe nga kontributi i komunitetit italian në Shqipëri.
Përfitoj nga rasti t’ju përcjell përshëndetjet e mia më të përzemërta Juve dhe popullit mik shqiptar.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3150
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Suel Çela ndikoi tek Ilir Meta për të rikthyer Pajtime Fetahun në gjyqësor
26 Nëntor, 21:16
-
Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat vitet e fundit! Esencë-Report Tv
25 Nëntor, 20:13
-
Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narkodrejtësisë
25 Nëntor, 18:56
-
Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës
24 Nëntor, 12:13
-
Intervista e Dumanit/ Lapardhaja: Dje konfirmoi që SPAK dhe ai janë indiferent ndaj sulmeve politike! Një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë, fat për shoqërinë shqiptare
23 Nëntor, 17:35
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Nga Ylli Pata: Cilat janë pasojat politike të çështjeve penale ndaj Berishës dhe Metës?!
20 Nëntor, 20:53
-
Sekuestrimi i vilave të Kryemadhit/ Juristi Romeo Kara: Të shkulet me rrënjë kjo e keqe! Pa lënë pas dore partitë e tjera! Janë miliarda euro, t'i kthehen popullit
20 Nëntor, 18:08
-
Spahiu: Meta dhe Monika duhet ishin larguar vetë nga politika në 21 Janar pas videos me Dritan Priftin
20 Nëntor, 17:56
-
Apeli i GJKKO-së s'e nxorri nga burgu, i sekuestruan vilat, Meta udhëzon nga qelia Partinë e Lirisë: Nisni protesta periodike kundër SPAK
20 Nëntor, 17:44
-
GJKKO sekuestron 2 vilat e Monika Kryemadhit dhe të ëmës tek rezidenca VIP e 'Kodrës së Diellit' në Tiranë! Pjesë e hetimit për lobimin në SHBA e dosjen CEZ-DIA
20 Nëntor, 15:10
-
Afera CEZ- DIA e lobimi në SHBA, Apeli i GJKKO-së lë në burg Ilir Metën, s'ndryshon masën as për Kryemadhin! Monika: SPAK, 34 fashikuj me falsifikime, heq dorë nga politika! Me Ilirin s'ka më kthim pas
19 Nëntor, 16:34