Presidenti i KE-së rrëzon Metën: Nëse nuk bëhen zgjedhjet rrezikohen negociatat (VIDEO)

"Po ua them, zero janë mundësitë pa e zgjidhur këtë krizë, jo për të çelur negociatat tani në fund të qershorit, por as në shtator dhe për shumë vite të tëra perspektiva e integrimit nuk do të duket në horizont".

Kështu do të shprehej në mënyrë të prerë Presidenti i Republikës Ilir Meta, në konferencën e një dite më parë, lidhur me vendimin e tij për anulimin e 30 qershorit si datë të zgjedhjeve vendore. Kreu i shtetit, duke theksuar se këtë veprim e ka bërë me përgjegjshmëri të plotë, me qëllim zgjidhjen e krizës politike, theksoi se vendi ynë nuk ka asnjë mundësi që të hapë negociatat, as në qershor dhe as në shtator nëse shkohet në zgjedhjet vendore më 30 qershor pa opozitën.

Por vetëm pak minuta më pas, në një deklaratë nga Brukseli, Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker deklaroi krejt të kundërtën. Juncker nënvizoi se negociatat e Shqipërisë me BE-në minohen pikërisht nga bllokimi i shqiptarëve për të mos votuar më 30 qershor. Sipas Presidentit të Komisionit Europian, popullit shqiptar nuk mund t’i privohet e drejta për të zgjedhur dhe votuar në datën e caktuar, dhe se çdo veprim tjetër që shkon ndesh me vullnetin e qytetarëve shqiptarë, rrezikon seriozisht hapjen e negociatave me BE-në.

"Dua të theksoj, edhe pse është një cështje e vështirë, rëndësinë që ka uniteti politik në arritjen e qëllimeve të Shqipërisë. Të gjitha partitë politike në vend duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Zgjedhjet janë parashikuar për në fund të qershorit, qytetarët nuk duhet të pengohen të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Nuk mund të bllokosh shprehjen e vullnetit të qytetarëve Shqiptarë, prandaj mendoj, pa ndërhyrë në këtë debat të brendshëm, që zgjedhjet duhet të zhvillohen,përndryshe perspektiva europiane e Shqipërisë do të vonohet" tha ai.

Një deklaratë e tillë e Presidentit të Komisionit Europian, rrëzon argumentin e Presidentit të Republikës, ndërsa konfirmon edhe një herë mbështetjen e KE-së për hapjen e negociatave për vendin tonë. Ndërsa në të njëjtën linjë, gjatë këtyre ditëve, pas anulimit të 30 qershorit nga Meta, janë shprehur edhe aktorë të ndryshëm të faktorit ndërkombëtar, përfshirë këtu Federica Mogherinin edhe kreun e OSBE-së Lajçak.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 12/06/2019 22:43

    Po keta per kete kan punuar .Nuk kan turp faqezinjt.Kan dhen prova disa her.E din qe po do integohemi ne BE e din qe skan vler me.Shkojn tek vendi i qenit.

    Përgjigju
  • Koli: 12/06/2019 16:48

    Wooo cfare te dhjeri doli legen fare ky Metà. Tani vetem te vrase veten si aljente shpeton nga turpi. Jo jo president me gomar nuk ka pasur ndonjehere shqiperia opo asnje vend ne ballkan

    Përgjigju
  • undheti: 12/06/2019 16:10

    ik o kriminel..o ilir muti..e ke mar peng shqiperin

    Përgjigju
    • Hinglateri: 12/06/2019 17:14

      Tani duhet rja bej bam vehtes

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë