Tha se 'Kosova i është rrëmbyer Serbisë', presidenti i Kroacisë 'pendohet': Më keqkuptuan!

Tha se 'Kosova i është rrëmbyer Serbisë', presidenti i Kroacisë 'pendohet': Më keqkuptuan!

Zoran Milanovi

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç ka bërë një deklaratë të pazakontë teksa fliste për mediat kroate. Ndërkohë që foli për luftën Rusi-Ukrainë, Milanoviç tha se ishte Rusia shteti që kishte bërë aneksimin dhe e krahasoi atë me rastin e Kosovës. Ai tha se Kosova i përkiste Serbisë por u aneksua nga bashkësia ndërkombëtare. Prandaj, mbi këto deklarata, ai shprehet se është keqkuptuar. Ai tha sot se është keqkuptuar, duke shtuar se Serbia në njëfarë mënyre duhet ta njoh Kosovën si shtet të pavarur, dhe  se Beogradi duhet ta kuptojë se “romanca serbo-ruse” do të rezultojë në një mashtrim.

Gjatë një konference për media në Zagreb në prezencë të presidentes së re sllovene Natasha Pirc Musar, ai tha se në Serbi “disa gjëra duhet të ndryshojnë” në mënyrë që Serbia të mund të arrijë në Perëndim, aty ku e mirëpresin.

“Situata në Ukrainë është fillimi i fundit të një romance në dukje serbo-ruse, në të cilën Serbia do të kuptojë se është një dashnore e mashtruar. Rusia po provon diçka me Ukrainën dhe shembulli i Kosovës i del si gjemb në sy. Rusia do të duhet ta njohë Kosovën në një moment ose të pretendojë se e njeh atë në mënyrë që të legalizojë atë që po bën në Ukrainë. Ky është realiteti”, tha presidenti kroat, duke shtuar se Serbia dhe çështja e Kosovës “e shqetësojnë Rusinë”.

 

Ai tha se “nuk ka dashuri” mes Beogradit dhe Moskës, por se është një interes në të cilin Serbia i shërben Rusisë. Lidhur me deklaratën e tij të fundit se “Kosova i është marrë Serbisë”, Milanoviq e përmirësoi pak duke thënë se ky është fakt sepse Beogradi nuk është pajtuar me të. “Serbia mbeti pa Kosovën, nuk e dha vullnetarisht, e humbi në luftë”, tha Milanoviq.

“Unë mund të kisha thënë ndryshe, se Serbia ka mbetur pa Kosovën ose se Kosova është përjashtuar nga Serbia, por supozoj se të gjithë jemi dakord që Kosova ishte pjesë e Serbisë”, tha Milanoviq, duke shtuar se ai nuk ka pse të bindë askënd për lidhjen e tij me shqiptarët e Kosovës.

Ai po ashtu tha se gjithmonë bën thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

F.D/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja