Presidenti i ekipit të Kukësit i ftuar në ‘A1REPORT’ pas suksesit që ekipi verilindor ka arritur në kupat e Evropës deklaron se në turin tjetër synon një ekip anglez, ndërsa përsa i përket kalimit te Tirana nuk e ka mohuar dëshirën, por sipas tij janë cështjet ligjore janë ato që e pengojnë. “Nga të gjitha informacionet që kishim për Metalurgun ishim të bindur që mund ta kalonim dhe të merrnim një rezultat pozitiv. Ukrainasit i surprizuam, pasi ushtruam presion që në fillim duke shënuar madje dy gola. Në ndeshjen e kthimit luajmë pa presion dhe kualifikimi është 60 me 40 % për ne, kam besim të plotë të Cungu dhe Starova.
Nëse do të kemi fat të shënojmë një gol atje do të shënojmë, atëherë kualifikimi është i sigurt. Objektivi ynë ishte pjesëmarrja në Evropa dhe kalimi i një turi, por falë një pune të mirë arritëm këtu. Falenderoj të gjithë futbollistët, Cungun, Starovën dhe zv. presidentin Flamuar Hoxha. Një nga arsyet e suksesit tonë është korrektësia me pagat dhe premiot, edhe për kalimin e këtij turi kemi vendosur në dispozicion 200 mijë euro” deklaroi Gjici. Në vazhdim presidenti kërkon edhe një mbështetje nga FSHF dhe kryeministri për suksesin në Evropë. “Falenderoj Berishën për urimin, kërkojmë mbështetje financiare, pasi kemi shpenzuar shumë dhe luajtur ndershëm.
Presidenti Duka pas cdo ndeshje më ka telefonuar dhe më ka uruar suksese duke më thënë se po i jepni leksion futbollit shqiptar. Kërkojmë një premio për këtë arritje”. Kalimi te Tirana? “Unë kam një projekt afat gjatë me Kukësin, por nëse Tirana zgjidh problemet ligjore , që më parë duhet të kalojnë në Këshillin Bashkiak, jam gati të afrohem. Pa u zgjidh problemet nuk afrohem te Tirana”. Supermarketi Famurtari? “Jam në bisedime me tre futbollistë, nuk dua të përmend emra, por shumë shpejt do të publikohen” përfundon Gjici.
/Shqiptarja.com